By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik
November 27, 2025
Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim
November 27, 2025
Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit
November 27, 2025
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile
Lajme

Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile

Kosova Times
Last updated: 2023/07/10 at 4:29 PM
Kosova Times Published July 10, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një personi i cili dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale të “krimit të luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i pandehuri I.B, i nacionalitetit rom nga Komuna e Klinës, dyshohet se ka kryer këtë vepër nga janari i vitit 1998 deri më 21 qershor 1999 në fshatin Zajm të Klinës. Prokuroria tha se ai iu bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe vazhdimisht kishte marrë pjesë në plaçkitjen e popullatës civile, “shtëpive të tyre duke u marrë sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve”.

“Gjithashtu, i njëjti kishte marrë pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç’rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marrë pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

Prokuroria shtoi se ka siguruar prova materiale ndaj të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Nga viti 2008, për hetimin e këtyre krimeve përgjegjës ishte Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Ndërkaq, nga viti 2018, EULEX-i ka dorëzuar dokumentet për krimet e luftës në institucionet gjyqësore të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona. Po ashtu, mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

You Might Also Like

Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik

Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim

Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit

BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së

Kurti mirëpriti kryetarin e Unionit Europian të Shahut

Kosova Times July 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Stojkoviç: Serbët nga Kosova abuzohen nga e regjimi i Beogradit

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime, rekord në rajon
Arsenal del fitues nga “Old Trafford”
Autoriteteve iu rekomandua që të ushqejnë pensionistët me ushqime të skaduara
Liderët e Ballkanit Perëndimor dalin me deklaratë të përbashkët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?