By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vrau gruan e tij në një dhomë spitali dhe qëlloi veten
May 31, 2025
Tortë me mus çokollate a: Një fantazi kremoze që do t’ju lërë pa fjalë
May 31, 2025
Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata
May 31, 2025
Nga Duma ruse kërcënojnë nëse Ukraina refuzon kushtet:Do të mbetesin pa shumë territore
May 31, 2025
Serbia blen “Rafale” me një kredi franceze prej 1.9 miliardë eurosh
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ksenocentrizmi (amerikan) dhe Ksenofobizmi (evropian), dy fobie të shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ksenocentrizmi (amerikan) dhe Ksenofobizmi (evropian), dy fobie të shqiptarëve
Opinion

Ksenocentrizmi (amerikan) dhe Ksenofobizmi (evropian), dy fobie të shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/10 at 12:01 AM
Kosova Times Published July 10, 2023
Share
SHARE

Shkruan dr. Fadil Maloku
Modeli i frikës ksenocentriste (xenocentrism) Thënë më thjeshtë ka kuptimin tej mase të mbivlerësimit të kulturave të huaja (aktualisht tek ne kjo ndodhë me identifikimin e tepruar të asaj perëndimore) që pas luftës së ndodhur ishin modele shumë atraktive identifikuese, në kuptimin e një hasjeje të pakontestueshme edhe për shkak se ishte përveç tjerash edhe një lloj satisfaksioni moral për gjithë ndihmën që shtetet perëndimore i ofruan Kosovës gjatë kohës së kërcënimit fizik dhe gjenocidit që ushtronte atëbotë regjimi serb. Shikuar me këtë dioptri s’ka asgjë të keqe në ketë drejtim, ngase të gjithë jemi të pajtimit se ne si vend, si shtet dhe si popull i përkasim perëndimit si gjeografikisht ashtu edhe politikisht. Por, ajo që po ngjanë në fakt me këtë proces të identifikimit tonë të tepruar, ka të bëjë me ato vlera dhe atë sistem deviant vlerash që në çdo vend dhe shtet perëndimor kontestohen si me fuqinë e ligjit ashtu edhe me normat e rregullat morale të këtyre vendeve.

Modeli i frikës ksenofobiste (xenophobia) është një tip tjetër i identifikimit apo përpjekjes për t’u mos identifikuar me vlerat dhe mënyrën e sjelljeve të tjerëve, që kujtoj se gjithnjë e më tepër është duke u ambientuar në jetën tonë të përditshme sociopolitike kosovare. Ksenofobizmi, për të mos hyrë tani në prejardhjen e vetë fjalës (që nënkupton: frikë nga e huaja, urrejtje dhe frikë ngandonjëherë edhe patologjike nga të huajt. Pra, një mohim dhe përçmim tej mase e çdo gjëje që vjen nga popujt dhe vendet tjera) , ngase kujtojë që shumica e kuptojnë për çfarë e kam fjalën. Në realitetin tonë kosovar kjo dukuri mund të konceptohet si një lloj obsesioni tani për rrezikun nga vlerat dhe sistemi i sjelljeve sociale e para së gjithash sosh kulturore të tjerëve, pra si një antipod i frikës nga gjithçka që është e huaj për kulturën, mentalitetin, mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit social të vendit. Ky obsesion i këtillë me gjithë këtë potencial paragjykues e injorues ndajë çdo gjëje të huaj, në të ardhmen mund të prodhojë jo vetëm situata të rrezikshme deviante (mbyllje në vetvete, stres dhe pasiguri totale në vetveten dhe të tjerët), por situata të atilla që realisht do të mund ta pengonin si funksionimin e sistemit të sjelljes morale autoktone ashtu edhe sistemin ligjor atë politik e sidomos atë social e kulturorë. Keto dy frika, në realitetin tonë s’do të duhej të paktën të këndvështroheshin irracionalisht dhe me tone paragjykuese, ngase lehtë ato mund të eskalojnë në shovinizëm, racizëm dhe urrejtje fetare. Vendet dhe shtetet ksenofobe gjykojnë të drejtën e tyre pronësore mbi kulturën dhe vlerat e veta kombëtare, si të drejtë të pa tjetërsuar edhe për shkak se ata mendojnë që ekspozimi i tepërt i vlerave kombëtare në një mënyrë fashit idealet e tyre mbi pastërtinë kombëtare, racore e fetare!?. Në fakt, ksenofobia detyrimisht në kushtet dhe rrethanat e një procesi apo tendence globalizuese na del si një tipar dobësie dhe paaftësie për t’u integruar në familjet e mëdha, siç është psh. kjo Evropiane. Në anën tjetër, ekstremi tjetër i skajshëm i cilësuar si ksenocentrist, gjithashtu ka mangësitë dhe defektet e veta ngaqë i mbivlerëson vlerat dhe modelet e huaja të sjelljeve: sociale, politike, ekonomike e sidomos kulturore. Kështu që në kushtet dhe rrethanat e një procesi nëpër të cilin po kalon shoqëria kosovare si ksenocentrizmi ashtu edhe ksenofobia, kujtojë që janë dy frika të pa arsyeshme edhe për një shkak tjetër: që të dyja, ofrojnë vetëm ndasi dhe tëhuajsim të skajshëm të vlerave kombëtare shqiptare, në vend që të ofrojnë ballafaqim me kulturat e tjera, sepse vetëm kështu mund të futemi në garën ndërqytetërimore dhe ndërkulturore.

Cila është rruga jonë? Po jetojmë në një ambient dinamik social e kulturor, ku vlerat globale gjithnjë e më shumë po lokalizohen dhe anasjelltas. Kështu që ky proces i “dhënie – marrjes”, në fakt është bë edhe një agjentë shtesë lëvizës që na bënë të kuptojmë se na si shoqëri e re demokratike, duhet padyshim me masë (por jo edhe me rezerva paranoike!) të ndjekim rrugën aristoteliane të “mesit të artë. Ngaqë kultivimi ekstrem i cilitdo nga modelet e sipërme të frikës, do të mund të na sjell në situata konfuzioni dhe animi të panevojshëm se jemi për apo kundër sistemimit të këtyre vlerave në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të jetës sonë të përditshme sociale e kulturore. Në fakt mendojë që barrikadimi prapa vërshimit të këtyre vlerave, nuk do të duhej të paktën të na bëjë më pak apo më shumë patriot e qytetar të Kosovës, ngase rreshtimi ekskluzivë vetëm kah vlerat deviante qofshin ato perëndimore apo lindore, në mënyrë serioze na e vonojnë jo vetëm integrimin e synuar, por edhe ndërtimin e kapaciteteve dhe institucioneve tona demokratike, për çka kujtojë qytetaria kosovare është shumë e interesuar. “Mesi i artë…”, duket që është rruga jonë më e mirë…

You Might Also Like

Zgjedhjet janë kontratë me qytetarin-nuk janë lojë bixhozi

“Sulmet e inteligjencës ruse ndaj Serbisë – një përpjekje e qëllimshme për destabilizim”

Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Zgjedhjet e jashtëzakonshme solucion i vetëm për dalje nga kriza

VETTING i thellë në drejtësi dhe alternativë e re politike për shtetin e Kosovës

Kosova Times July 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Borell: Djegia e makinave në veri është e papranueshme

Kosova Times Kosova Times November 3, 2022
Presindetja Osmani thotë se pezullimi i vendimit për viza e vret dialogun
Kongresi amerikan ka publikuar një projekt-ligj për ndihmën e re për Ukrainën
Kurti për patentë shoferët: Komuniteti serb bëri hap drejt integrimit
Mehaj takohet me ambasadorin Westerlund: Kosova aspiron të jetë pjesë e NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?