By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëçitja e “kryeplakut të katundit”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lëçitja e “kryeplakut të katundit”!
Opinion

Lëçitja e “kryeplakut të katundit”!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/11 at 12:34 PM
Kosova Times Published July 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Lëçitje apo bojkot të brendshëm politik kemi pasur që nga shfaqja e pluralizmit politik, e vazhduar gjatë dhe pas luftës në Kosovë, kur eksponent të caktuar politik e bojkotonin votimin e zgjedhjes së presidentit në parlament, i bojkotonin seancat e Kuvendit dhe pamundësonin funksionimin normal të shtetit në përgjithësi.

Lëçitja i ka rendet dhe kushtet e veta

Kohëve të fundit në fjalorin e politikanëve ka filluar të përmendet edhe Kanuni si mjet ligjor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo ka ardhur si pasojë e paaftësisë qeverisëse dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.

Sipas rregullave të Kanunit shumëçka do të funksiononte më mirë sesa po funksionon në dy shtetet shqiptare me rend ligjor dhe demokratik. Një katandisje kaq e madhe morale e shoqërisë shqiptare nuk ka ndodhur prej shekujsh në trojet shqiptare.

Në të kaluarën e largët ka qenë e rregulluar me Kanun që Katundi ka të drejt me e lëçit ndonjë shtëpi apo anëtarë të asaj familje për vepra të pamira dhe padëgjueshmëri ndaj rregullave të Katundit.

Siç dihet lëçitja i ka rendet dhe kushtet e veta.

Me Kanun është e ndaluar, të lëçiturit nuk guxon askush me i fol, as me i dhanë, as me i marrë dhe as me i shkue në shtëpi, as me të ardhur në shtëpi, sepse atij Katundi ja ka marrë nderin dhe lihet krejt pas dore nga banorët e fshatit.

Sipas Kanunit, keqbërësin katundi kanë të drejt me e lëçit, por jo edhe me nxjerr prej katundit. Lëçitja i bëhet dikujt që punon krye n’veti dhe e tradhton Katundin. Mirëpo nuk lëçitet vetëm keqbërësi por lëçitet edhe ai që rrinë dhe bashkëpunon me të.

Lëçitja e Kurtit “t’madh” në katundin e vogël

E quajta katund të vogël Kosovën, ngase e tillë është në raport me shtetet e mëdha dhe demokratike, ku një qytet mesatar i një shteti evropian është më i madh me numër të banorëve sesa që ka aktualisht Kosova.

Lëçitja apo bojkotimi i kryeministrit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare është rasti i parë dhe unikat në historinë më të re të Kosovës dhe jo vetëm, kur një liderë shtetëror të ndëshkohet kaq rëndë për kryeneçësinë e tij politike!

Kjo lëçitje e Albin Kurtit bëhet akoma më e rënd për Kosovën dhe qytetarët e saj, të cilët aspironin, që në Janarin e vitit 2024 të lëviznin lirshëm pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për shkak se kjo lëçitje nuk po bëhet vetëm ndaj individit (Albin Kurtit) dhe familjes së tij (LVV-së), por po i bëhet krejt “katundit” të vogël (Kosovës)!

Në katundin e vogël të quajtur Kosovë, përveç nga ndërkombëtaret, Albin Kurti po lëçitet me (pa) Kanun edhe nga banorët e fshatit (partitë opozitare në parlament), të cilët e kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe të gjitha format e komunikimit me Albinin dhe familjen e tij (LVV-në)

Pasojat e kësaj lëçitje do të jenë të mëdha dhe shumëdimensionale për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ngase më askush nuk e di si dhe kur do të përfundojë kjo lëçitje e Kosovës nga ndërkombëtarët.

Me pasojat e kësaj lëçitje do të merren edhe qeveritë pasuese dhe atë për një kohë relativisht të gjatë, siç po merret kjo qeveri me pasojat e gabimeve dhe lëshimeve të qeverive paraprake.

Lëçitja e “kryeplakut të katundit”, në këtë rast e kryeministrit të vendit nga bashkësia ndërkombëtare nuk i bën nder asnjë qytetari të vendit dhe asnjë partie politike në Kosovë. Kurse lëçitja e kryeministrit Albin Kurti nga partitë opozitare për kauza pushteti nuk e ndihmon daljen e Kosovës nga kriza e thellë politike, përkundrazi e vështirëson akoma më shumë ecjen përpara të Kosovës dhe jetën e qytetarëve në veçanti.

You Might Also Like

Kur politika nuk ndjen më asgjë – është koha të mos ndjejmë as ne për ta!

Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!

Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!

Sjellja e pa përgjegjahme e shumicës së kuvendarëve pasqyron egon e tyre- pushteti është mbi të gjitha

Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj

Kosova Times July 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve në Gjeorgji

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
SPAK-u thërret Berishën t’i komunikojë akuzën për dosjen `Partizani`
Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë
Vendet e NATO-s ranë dakord të transferojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
Burgjet në Shqipëri me mungesë kushtesh, por me plane për reformim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?