By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria shtrëngon rripin-Kurti kompanive të ndërtimit: S’ka më pa rregulla dhe pa kryerje të obligimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Qeveria shtrëngon rripin-Kurti kompanive të ndërtimit: S’ka më pa rregulla dhe pa kryerje të obligimeve
Financa

Qeveria shtrëngon rripin-Kurti kompanive të ndërtimit: S’ka më pa rregulla dhe pa kryerje të obligimeve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/11 at 6:16 PM
Kosova Times Published July 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka mbajtur një tryezë diskutimi me pronarët e ndërtimit të rrugëve, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Duke qenë se zhvillimi i infrastrukturës rrugore është me rëndësi jetike për ekonominë e vendit, kryeministri Kurti gjatë këtij takimi theksoi se pikërisht investimet në infrastrukturë duhet të arrijnë misionin e të qenurit të konkurrueshme në investimet vendore, por edhe për pjesëmarrje në tregun ndërkombëtar.

Për shkak të shumë projekteve të filluara vite më parë e ende të papërfunduara, kryeministri foli për rëndësinë e vendosjes së rregullave të qarta të konkurrencës, përzgjedhjes e definimin e qartë të obligimeve reciproke, si dhe respektimin pa kushte të këtyre obligimeve.

Kësisoj, tregoi se jemi në proces të korrigjimit të lëshimeve në projekte, rregullimin e çështjes së pronave dhe shtim të angazhimeve në projekte ekzistuese. Ndërkaq, për projektet e reja, jemi duke përgatitur tërë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që projektet të mos ngecin.

Ai përmendi një sërë projektesh me afatet e tejzgjatura në realizim të kontratave si:

  1. Investimet në Drenicë (rruga Komoran-Skenderaj) kanë filluar në vitin 2014. Për shkak problemeve të pazgjidhura – ende e papërfunduar;
  2. Investimet në Dukagjin (Dollc-Gjakovë) e filluar më 2019, ende e papërfunduar, ende me problem të pronave dhe projektit të pazgjedhura;
  3. Investimi në drejtim të Mitrovicës – i papërgatitur dhe rrjedhimisht i tejzgjatur dhe ende i papërfunduar;
  4. Investimi në drejtim të Gjilanit (Autoudha dhe jo vetëm), të papërgatitura dhe rrjedhimisht të tejzgjatura;
  5. Investimet në drejtim të Llapit të filluara pa shpronësime, të papërfunduar.

“Ne jemi një qeveri e cila dëshiron të marrë pak më shumë kohë në planifikim dhe përgatitje, në mënyrë që ekzekutimi të jetë i shpejtë. E jo, pa përgatitje e planifikim, e me ekzekutime të tejzgjatura”, shtoi kryeministri.

Gjatë vitit 2022 dhe në fillim të këtij viti janë nënshkruar memorandume me 18 komuna, për 44 projekte, të cilat janë në procese kontraktimi në infrastrukturë rrugore.

Ai u bëri thirrje Operatorëve Ekonomikë aktualisht të kontraktuar që të shtojnë kapacitetet e angazhuara në pajisje dhe personel në realizimin e obligimeve të kontraktuara; të respektojnë maskimalisht standardet, kualitetin/cilësinë e materialeve dhe sigurinë në punë; të mundësojnë qarkullimin e automjeteve nëpër segmentet ku punohet në veçanti në periudhën e vizitës së bashkatdhetarëve, dhe në segmentet me qarkullim të madh, të shfrytëzohet edhe nata për të ekzekutuar punët.

Ndërkohë që, në anën tjetër, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, do të shtojnë kapacitete mbështetëse për të siguruar se puna e kryer do të paguhet në afat maksimalisht të shkurtuar si dhe problemet eventuale pronësore apo të tjera të zgjidhen në afat rekord.

“Si qeveri, i kemi vënë vetës qëllim që faturat do të paguhen me kohë, në mënyrë që të mos shkaktohen probleme për punëkryesit, sepse jemi të vetëdijshëm për probleme të tilla në të kaluarën”, tha kryeministri.

Duke u bazuar në të dhënat e fundit, ai shtoi se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale, që njëkohësisht është niveli më i lartë i regjistruar. Krahasuar me vitin paraprak, ka mëse dyfishim të dinamikës, gjë që pritet të shërbejë si impuls pozitiv edhe për rritjen e ekonomisë në TM2, më lart sesa në TM1 ku rritja reale ishte 3.9%.

Kryeministri Kurti, gjatë diskutimit shprehu edhe gatishmërinë e tij që së bashku me ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi, t’i vizitojmë punët të cilat kryhen edhe gjatë natës në stinën e verës.

Në fund të takimit me propozim të Kryeministrit Kurti u dakorduan që takimet e përbashkëta të tilla të vazhdojnë edhe në vijim, takimi i radhës pritet që të mbahet në vjeshtë. Po ashtu, Kryeministri shprehu gatishmërinë që të zhvilloi edhe vizita në vendpunimet që janë duke u bërë, për t’i parë nga afër punimet.

Përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit shprehën falënderimin e tyre për këtë tryezë të diskutimit, teksa dhanë vlerësimin pozitiv të tyre për mbështetjen e Qeverisë përmes Ligjit për Mbështetjen e Punimeve Publike.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times July 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale: vrasje e rëndë

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Putin i quajti sulmet e NATO-se nda Jugosllavisë fillimin e luftës në Evropë
Haradinaj: Senatori Lieberman ishte se i fuqishëm i luftës sonë të drejtë
Certifikohen anëtarë të rinj të Forcave Speciale të FSK-së
Hungaria bllokoi ndihmën e BE-së për Ukrainën në shumën prej 18 miliardë eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?