By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Abdixhiku nga Fushë Kosova: LDK ofron të ardhme, jo popullizëm
December 19, 2025
OSBE e ambasada e Francës nxisin pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore
December 19, 2025
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri
Rajon / Botë

Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri

Kosova Times
Last updated: 2023/07/11 at 6:35 PM
Kosova Times Published July 11, 2023
Share
SHARE

Rusia ka bllokuar zgjatjen për nëntë muaj për përdorimin e një rruge kyçe të ndihmës për Sirinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendosja e vetos nga Moska vë në pikëpyetje një mekanizëm jetik që ofron ndihmë për miliona persona.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon dërgimin e ndihmës përmes rrugëve tokësore nga Turqia në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, skadoi të hënën.

Përderisa shumë anëtarë të Këshillit, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, kanë bërë thirrje që marrëveshja të zgjatet për një vit, Rusia ka insistuar që zgjatja e marrëveshjes të bëhet për gjashtë muaj.

Zvicra dhe Brazili arritën një kompromis që marrëveshja të zgjatej për nëntë muaj, por Rusia vendosi veto.

Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e quajti veton ruse “veprim jashtëzakonisht mizor”.

Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit për ditë me radhë kishin tentuar të gjenin një kompromis për zgjatjen e marrëveshjes, e cila që nga viti 2014 mundëson që ushqim, ujë dhe ilaçe të dërgohen me kamionë në veriperëndim të Sirisë, pa autorizimin e Damaskut.

Kjo rrugë mundëson që mbi 80 për qind e nevojave të njerëzve që jetojnë në zonat e kontrolluar nga rebelët të mbulohen nga ndihma që dërgohet. Qeveria në Damask vazhdimisht dënon dërgimin e kësaj ndihme, duke thënë se shkelet sovraniteti i Sirisë.

Marrëveshja fillimisht kishte paraparë që të ishin katër pika hyrëse për në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri. Por, tani vetëm pika në Baba al-Hava është e kalueshme. Ky mekanizëm i ndihmës duhet të rishqyrtohet çdo gjashtë muaj për shkak të presionit që bën aleatja e Sirisë në OKB, Rusia.

You Might Also Like

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten

Kosova Times July 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tenton t’i japë fund jetës bashkëshortja e ish-efektivit Erjon Goxhara, dërgohet në spital

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Fushata Disinfo e lidhur me Rusinë synon zgjedhjet moldave
Konjufca: Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia
VIDEO Për shkak të përmbytjeve të mëdha në rrugët e një qyteti nigerian, i mushur me krokodilët, gjarpërinjtë…
Asnjë investim në minierën që jep mijëra ton pumb e zink
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?