By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe për dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe për dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
Lajme

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe për dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

Kosova Times
Last updated: 2023/07/12 at 11:13 AM
Kosova Times Published July 12, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.G., i cili aktualisht gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1, si dhe ndaj të pandehurës A.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e njëjta ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 2 nënparagrafi 2.8 lidhur me paragrafin 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.G., me datë 04.05.2023 rreth orës 17:30min në lagjen Arbana të Prizrenit, në hyrje – dalje të autostradës Prizren – veri, pa autorizim dhe me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “marihuanë”, mirëpo të njëjtat nuk arrin t’i shesë pasi që ndërhynë policia, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur afër qytetit të Pejës, me veturën e tij personale “BMW” të cilën po e drejtonte e pandehura A.M., sapo arrijnë afër pompës së derivateve, ndalen nga patrulla policore, mirëpo gjatë parkimit drejtuesja e automjetit niset me vrull duke vazhduar në drejtim të lagjes “Arbana” me shpejtësi të madhe, edhe pse e ndjekur pas nga patrulla policore, e njëjta kryen vozitje të rrezikshme ku gjatë kyçjes në rrugën “Skender Latifi” godet ulëset së bashku me tavolinat e një lokali që ndodhej aty, dhe më pas vazhdon deri në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” ku vetura pëson dëme duke i plasur goma e parë djathtas, në ato momente nga dera e pasme del i pandehuri D.G., hap bagazhin nga ku merr një thes dhe vazhdon të ikë duke kaluar pengesa e mure të shtëpive, derisa zyrtarët policorë arrijnë ta kapin brenda një oborri ku edhe i vendosin prangat dhe sekuestrojnë nga i njëjti një thes ngjyrë kafe në të cilin kishte dy qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, e gjithë kjo sasi narkotiku në peshë të përgjithshme prej 2 kg 180.74 gram, e cila pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit kanabis – marihuanë.

Ndërsa, e pandehura A.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje e ndihmon të pandehurin D.G., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit, duke ndërmarrë veprime për pengimin e arrestimit të tij.

Po ashtu, lidhur me rastin, si mjete të kryerjes, janë konfiskuar sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale:

–          Vetura e tipit BMW, pronë e të pandehurit D.G.,

–          1(një) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1093.23 gram;

–          1(një) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1087.51 gram;

–           Një thes ngjyrë kafe;

–          Një (1) Sprej me ngjyrë të zezë;

–          Dy (2) Grinder – Mulli.​

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës

Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi

Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Kosova Times July 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jashari me Osborn diskutojnë për stërvitjen e anuluar

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Vela: Strukturat kriminale serbe po gjuajnë me armë pranë Zubin Potokut, Policia e Kosovës nuk është e përfshirë
Një kamion përplaset me stacionin e autobusit në Izrael, dhjetëra të plagosur
Osmani: Çekaj ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer
Kryetari Konjufca priti në takim studentë nga Universiteti i Floridës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?