Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.