By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”
January 1, 2026
Një person akuzohet per kërcënim me vdekje te Richard Grenell
January 1, 2026
Basha ngushëllon familjen Daci
January 1, 2026
Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Ti mund të jesh caku i radhës” Mbrojtja e fëmijëve në internet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Ti mund të jesh caku i radhës” Mbrojtja e fëmijëve në internet
Lajme

“Ti mund të jesh caku i radhës” Mbrojtja e fëmijëve në internet

Kosova Times
Last updated: 2023/07/12 at 4:08 PM
Kosova Times Published July 12, 2023
Share
SHARE

Çdo ditë keqbërësit kibernetik tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo synuar që të gjejnë një viktimë të radhës, që mund të jetë secili prej nesh. Viktima të krimit kibernetik mund të jenë të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe pasojat në shumë raste mund të jenë mjaft të mëdha si në aspektin psikologjik, fizik por edhe në aspektin material.

Një prej formave më të shpeshta përmes së cilës shënjestrohen viktimat është duke iu dërguar atyre mesazhe në llogaritë e tyre në rrjetet sociale të cilat përmbajnë LINQE të infektuara me viruse kompjuterike.

Në mesazhet e dyshuara shkruhet:

–          “jam duke luajtur një lojë shpërblyese, më ndihmoni të fitoj shpërblimin, klikoni në link”

–          “kam aplikuar për një vend pune, klikoni në link, më ndihmoni të fitoj këtë vend pune”

–          E shumë mesazhe tjera me përmbajtje të ngjashme që kanë për qëllim të ju mashtrojnë dhe marrin të dhënat personale dhe para.  

Në momentin që KLIKOHET linku, ndodh infektimi i kompjuterit apo telefonit dhe kështu keqbërësi merr qasjen në kompjuterin apo telefonin tuaj, e po ashtu marrin qasjen në llogaritë tuaja të rrjeteve sociale.

Si pasojë e klikimit të linkut, keqbërësi kibernetik ka qasje dhe mund t’iu vjedh ato:

–          të dhënat personale;

–          fotografitë dhe videot personale;

–          të dhënat bankare;

–          bisedat private, etj;

Me qëllim që të minimizojmë kërcënimet kibernetike dhe qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit.

Në vijim janë disa rekomandime të cilat ndihmojnë në mbrojtjen prej kërcënimeve nga interneti:

–          Verifikoni me kujdes e-mail-at që pranoni dhe mos iu përgjigjuni e-mail-ave të dyshimtë!

–          MOS KLIKONI në linqe të dyshimta dhe mos hapni dokumente të dyshimta!

–          Bizneset të shtojnë kujdesin gjatë komunikimit dhe transaksioneve financiare përmes internetit. Verifikoni xhirollogaritë bankare dhe të dhënat tjera të partnerit biznesor dhe binduni se transaksioni financiar është duke u bërë në adresën e duhur, gjithashtu, kontaktoni përmes telefonit me partnerin tjetër biznesor, etj.

–          Kujdes të shtuar gjatë blerjeve online. Verifikoni ueb-faqet që ofrojnë produkte online (a kanë të dhëna kontaktuese – persona kontaktues, e-mail adresë, telefon, adresë fizike, a ka përdorues, vlerësimet dhe komentet e blerësve, koha se kur janë hapur, etj.).

–          Verifikoni lajmet që lexoni! Janë duke qarkulluar në internet lajme të pa-qëndrueshme dhe qëllim-këqija, ju duhet t’i shmangeni këtyre lajmeve dhe mos i shpërndani ato nëse nuk vijnë nga burime zyrtare.

–          Kujdes të shtuar gjatë dhënies së donacioneve online, verifikoni disa herë nëse iniciativa është ligjore dhe legjitime dhe se kush qëndron prapa tyre.

–          Shmangni lojërat shpërblyese në internet apo “ndihmën duke klikuar” ndaj ndonjë miku për të fituar ndonjë shpërblim në lojëra në internet.

–          Kujdes maksimal kur jepni të dhëna personale dhe bankare në internet!

 Mbrojtja e fëmijëve në internet 

Kohëve të fundit në vendin tonë është shfaqur një dukuri negative e cila ka të bëj me materialet me përmbajtje të abuzimit të fëmijëve në internet.

Persona të ndryshëm, kryesisht të moshave të reja, i shpërndajnë këto materiale që përmbajnë video dhe fotografi ku abuzohen fëmijët e paidentifikuar.

Këto fotografi dhe video i shpërndajnë përmes rrjeteve të ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, etj.).

Këto veprime janë të dënueshme edhe me burgim sipas ligjeve në Republikën e Kosovës.

Kjo dukuri është mjaft shqetësuese për vet faktin se kemi të bëjmë me shtresën më të ndjeshme të shoqërisë. Gjithashtu, një gjë e tillë i riviktimizon të gjithë ata fëmijë të abuzuar, edhe pse të paidentifikuar.

U bëjmë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike.

Posaçërisht të fokusohen ne aplikacionet Snapchat dhe TikTok, të cilat janë më shumë të përdorura nga fëmijët dhe keqpërdorimi dhe mashtrimet e fëmijëve nga këto dy aplikacione është me evident.

Flisni kohë pas kohe me fëmijët tuaj për rreziqet në internet, monitoroni se çfarë postojnë sepse kjo mund të parandaloj një të keqe, qoftë ndaj fëmijës tuaj apo fëmijëve tjerë.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë.

Fëmijët janë e ardhmja e jonë, është obligim i yni t’i edukojmë dhe mbrojmë nga rreziqet që iu kanosen nga përdorimi jo i sigurt i internetit.

You Might Also Like

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Begaj: Synojmë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me BE-në

Arrestime, raste të rënda penale dhe sekuestrim narkotikësh në 24 orë

24 aksidente me të lënduar në Kosovë, mbi 1,800 tiketa brenda 24 orëve

Kosova Times July 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Furnizimet në Gazë po shterohen shumë shpejt”

Kosova Times Kosova Times October 10, 2023
Kurti me kabinetin qeveritar priten nga Rifat Jashari
Rama: Prishtina, shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë
Drenica fiton ndaj Prishtinës me përmbysje të rezultatit
Vetëvendosje në Gjilan, kërkon mbështetje për Alban Hysenin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?