By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendoset gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendoset gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Podujevë
Lajme

Vendoset gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/12 at 3:03 PM
Kosova Times Published July 12, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, dhe i mirëpritur nga kryetari i Komunës së  Podujevës, Shpejtim Bulliqi, morën sot pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.

Kryeministri Kurti tha se kjo qendër do t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë hapësira të përshtatshme për aktivitetet e tyre, dhe se Qeveria e ka nisur një reformë për rininë në Kosovë e cila shprehet jo vetëm pra në ligj të ri dhe në strategji shtetërore të re për rininë por gjithashtu edhe me këto infrastrukturat fizike sikurse kjo sot.

Përkushtimi ynë për rininë sipas kryeministrit duhet të shprehet vazhdimisht anë e mbanë Kosovës, dhe se tashmë janë disa qendra të këtilla nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Pjetërshanin, e me radhë.

Të njëjtën sot, kryeministri tha se po e bëjnë edhe në Podujevë e cila ka një rini të shkëlqyeshme dhe e cila meriton më shumë. ‘’Andaj edhe ne do të bëjmë çmos që t’i dalim borxh asaj në mënyrë që përfitimi edhe për vetë rininë por edhe për shtetin dhe të ardhmen të jenë sa më të mëdha’’, është shprehur ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, për vizitën dhe këtë investim, tha se vlera e projektit është rreth 1 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Kjo qendër multifunksionale e cila në total kap një sipërfaqe diku rreth 1450 m2, dhe e cila tani e tutje do t’ju shërbejë rinisë tonë, për arsye se deri tash aktivitetet e tyre i kanë zhvilluar në një sallë, palestër sportive në kushte improvizimi dhe besoj që me ndërtimin e këtij objekti këtyre të rinjve, sigurisht që do t’ju krijohen kushte shumë më të mira, më të përshtatshme për punë, pa i abstrahuar edhe OJQ-të e ndryshme, të cilat funksionojnë brenda komunës tonë, ku kanë me pas qasjen dhe mundësinë që bashkërisht t’i kryejnë aktivitetet e veta”, shtoi kryetari Bulliqi.

Qendra multifunksionale e Podujevës kap shumën afër një milion euro dhe do t’i ketë katër salla multifunksionale, amfiteatrin, hapësirën për ngjarje publike, sallën e mbledhjeve, administratën, dhe depot. Kohëzgjatja e punimeve për realizimin e këtij projekti parashihet të jetë 26 muaj.

Një nga veçantitë e këtij investimi me rëndësi të madhe është projektimi konform nevojave për qasje dhe mobilitet adekuat për persona me aftësi të kufizuar, për t’u siguruar që askush nuk privohet nga shërbimet dhe mundësitë që do t’i ofrojë kjo qendër. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times July 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje dënon gjuhën e urrejtjes
Pokrovsk në prag të rënies
Avioni humbi pistën dhe u ul në ujë, gjithçka të kujton…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?