By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bullgaria planifikon të ndërpresë furnizimet me gaz rus për tre vende
September 24, 2025
Çfarë fshihet pas ofertës së Putinit për të zgjatur Traktatin e Kufizimit të Armëve Bërthamore?
September 24, 2025
Portali italian: Marrëveshje sekrete prapa skenave për të heshtur median e pavarur në Serbi?
September 24, 2025
Vishi: Platforma jonë është më e mira për mirëqenien e gjithë kaçanikasve
September 24, 2025
Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik
September 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diplomati austriak: Shkupi rrezikon të izolohet nëse s’i miraton ndryshimet kushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Diplomati austriak: Shkupi rrezikon të izolohet nëse s’i miraton ndryshimet kushtetuese
Rajon / Botë

Diplomati austriak: Shkupi rrezikon të izolohet nëse s’i miraton ndryshimet kushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 6:11 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut rrezikon të izolohet, nëse nuk i miraton ndryshimet kushtetuese, kanë paralajmëruar ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë gjatë një vizite në Shkup më 13 korrik.

Ata thanë se vizita e tyre ka për qëllim ta përçojë mesazhin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, se Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur në ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicave bullgare në të.

“Duam që të vazhdoni me ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të mund të vazhdoni me bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian [BE]. Shtyrja e miratimit të amendamenteve kushtetuese do të thotë shtyrje e procesit të anëtarësimit në union. Kjo do të ishte e dëmshme”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ndryshimi i Kushtetutës është kusht i Bullgarisë për të mos e bllokuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Schallenbergu theksoi se Shkupi e ka kaluar një “maratonë të vështirë” dhe të rrëzohet në pengesën e fundit “nuk është mirë”.

“Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut rrezikon të izolohet, andaj duhet të bëni gjithçka që ta përmbushni këtë detyrim. Interesat shtetërore duhet të jenë para atyre partiake, prandaj edhe nevojitet përgjegjësi”, deklaroi ai.

Maqedonisë së Veriut i kërkohet t’i bëjë këto ndryshime në mënyrë që ta përfshijë pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe aspektet historike.

Këto dallime që nga viti 2019 e kanë mbajtur “peng” procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tre ministrat thanë se nuk janë në Shkup për takime bilaterale, por që të përçojnë mesazhin e fortë të Borellit, për t’i inkurajuar autoritetet maqedonase që të vazhdojnë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

Schallenberg tha se ky proces duhet të shtyhet përpara edhe për shkak të rrethanave të tjera gjeostrategjike, siç është konflikti në Ukrainë i shkaktuar nga agresioni rus, e që paraqet kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut dhe të gjitha shtetet e rajonit duhet të bëhen pjesë e BE-së. Tani është koha kur duhet të mendohet për veprime strategjike. Në këtë drejtim është edhe mesazhi ynë për Bullgarinë për t’i kapërcyer dallimet për çështjet bilaterale dhe të punohet me strategji”, tha shefi i diplomacisë austriake, Schallenberg.

Ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jan Lipavsky, tha se institucionet duhet të angazhohet për integrimin evropian pasi BE-ja, sipas tij, garanton prosperitet për vendin.

“Këtu jemi për të shprehur mbështetje për vendin tuaj, t’i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që vendi të bëhet anëtar i BE-së. Unë gjithmonë e them se NATO-ja garanton sigurinë, ndërsa BE-ja garanton prosperitetin. Ky proces duhet të përfundojë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Wlachovsky, duke cituar ish-sekretarin e OKB-së, Kofi Anan, tha:

“Koha është tani, zgjidhja është e qartë. Ju presim që të bëheni anëtare e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nguli këmbë se Qeveria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.

“Në javët në vijim deputetët do të vihen para zgjedhjes, që të bëjnë ndryshimet kushtetuese apo të mbeten në të kaluarën me shantazhe, të cilat më vonë askujt nuk do t’i kujtohen”, tha Osmani, duke paralajmëruar vendimin e Qeverisë për dërgimin e propozim-ndryshimeve kushtetuese për miratim në Kuvend.

Ndryshimet kushtetuese miratohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve, të cilat nuk i ka shumica parlamentare, andaj nevojitet mbështetja e opozitës. Por, VMRO DPMNE-ja është kundër këtyre ndryshimeve, me arsyetimin se me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë, nuk do të marrë fund “diktati bullgar” ndaj popullit maqedonas.

You Might Also Like

Bullgaria planifikon të ndërpresë furnizimet me gaz rus për tre vende

Çfarë fshihet pas ofertës së Putinit për të zgjatur Traktatin e Kufizimit të Armëve Bërthamore?

Huthitë sulmojnë qytetin izraelit në Detin e Kuq me dron: Të paktën 22 persona të plagosur

Qyteti italian vendos taksën për qentë

Ukraina sulmon Flotën e Detit të Zi në Novorossiysk, ndërsa raportohet kaos në të gjithë rajonet ruse të Detit të Zi

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Çfarë do të thotë Inaugurimi i Trump për Luftën e Ukrainës dhe Rusisë

Kosova Times Kosova Times January 20, 2025
Emigracioni afrikan një armë jo konvencionale e përbashkët ruso-serbe kundër perëndimit
Zyrtarët e emëruar nga Kremlini u larguan nga rajonet e pushtuara të Ukrainës
US Open, plotësohen sfidat e çerekfinaleve
Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të respektojë obligimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?