By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Tanket e huaja janë “caku kryesor” i forcave ruse në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin: Tanket e huaja janë “caku kryesor” i forcave ruse në Ukrainë
Rajon / Botë

Putin: Tanket e huaja janë “caku kryesor” i forcave ruse në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 8:01 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 13 korrik se furnizimet perëndimore me armë në Ukrainë nuk do të ndryshojnë asgjë në fushëbetejë, por vetëm do ta përshkallëzojnë më tej konfliktin. Ai shtoi se tanket e prodhimit të huaj janë një “caku kryesor” për ushtrinë e Moskës.

Putin, në komentet e dhëna për televizionin shtetëror pas një samiti të NATO-s në të cilin Ukraina mori një premtim për anëtarësim në të ardhmen, gjithashtu ritheksoi qëndrimin se anëtarësimi i NATO-s do ta kërcënonte sigurinë e vetë Rusisë dhe do t’i përshkallëzonte më tej tensionet globale.

“Furnizimi me armë të reja vetëm do të përkeqësojë situatën… dhe do të nxisë më tej konfliktin”, tha Putin.

I pyetur për vendimin e Francës për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të cilat mund të udhëtojnë 250 kilometra, Putin tha se “po, ato shkaktojnë dëme. Por, asgjë kritike nuk ndodh në zonën e luftës përmes përdorimit të tyre”.

Putin shtoi se tanket e prodhimit të huaj ishin “një cak kryesor për djemtë tanë”.

Vendet perëndimore e kanë furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej miliarda dollarësh që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt 2022, në atë që Putin e quan një “operacion ushtarak special” për “denazifikimin” e vendit.

Në një samit në kryeqytetin lituanez, Vilnius, këtë javë, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që Ukraina do të mund t’i bashkohet aleancës ushtarake në të ardhmen, por nuk i ofruan Kievit një ftesë të menjëhershme.

Vendet e G7-tës zbuluan gjithashtu një kornizë ndërkombëtare për sigurinë afatgjatë të Ukrainës për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për ta penguar Moskën nga agresioni i ardhshëm.

Në përgjigjen e tij të parë publike ndaj këtyre veprimeve, Putin përsëriti kundërshtimin e fortë të Moskës ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke thënë se kjo do t’i kërcënonte interesat strategjike të Rusisë.

“Kjo nuk do ta rrisë sigurinë e vetë Ukrainës. Dhe, në përgjithësi, do ta bëjë botën shumë më të cenueshme”, tha ai.

“Çdo vend ka të drejtë ta përmirësojë sigurinë e tij”, shtoi Puti. “Por jo në kurriz të një vendi tjetër”.

Ai gjithashtu tha se Rusia do të tërhiqej nga marrëveshja që lejon eksportin e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi nëse nuk plotësohen kërkesat e saj, duke rikonfirmuar qëndrimin e ashpër të Moskës përpara skadimit të marrëveshjes më 17 korrik.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kirurgu u zhyt me kokë në lumin Buna dhe u plagos rëndë

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Në Yeysk, një aeroplan u rrëzua në oborrin e një ndërtese banimi
Barbra Streisand njoftoi largimin e saj, thotë se nuk mund të jetojë në SHBA “nëse Trump bëhet president”
Amerika heq kufizimet ndaj ukrainasve për sulmet ndaj Rusisë
Fillon programi i specializuar i mjekësisë fetale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?