By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve
Lajme

Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 7:37 AM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.Edhe sot në Gjykatën Speciale vazhdon dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.

Ndryshe dje në Gjykatën Speciale ka dhënë dëshminë Rrustem Mustafa. Prokurorja e ZPS-së, Clare Lawson, ka pyetur dëshmitarin Mustafa për funksionimin e Zonës së Llapit. Ajo ka shfrytëzuar librat që janë botuar më parë në Kosovë për t’i bërë pyetje Mustafës. Po ashtu është pyetur edhe për kodet që janë përdorur në kohën e luftës.

Prokurorja Lawson ka pyetur edhe për numrat e telefonit që janë përdorur në kohën e luftës, për të cilin Mustafa tha se nuk iu kujtohet numri i telefonit që ka përdorur ai, raporton RTKlive.

Mustafa tha se nuk ka qenë komunikimi i mirë përmes telefonit, pasi që telefonat janë kontrolluar nga Serbia, por për nevoja kanë përdorur telefona satelitor. Para gjykatës, ai ka thënë se kanë përdorur radiolidhje, telefona, por kanë pasur direkt takime sy me sy, raporton RTKlive. Për radiolidhjet dhe telefonat që i kanë përdorur, Rrustem Mustafa, tha se janë sjellë nga shtetet perëndimore dhe kanë qenë disa. Ai bëri me dije se janë sjellë nga mërgimtarët.

Lawson ka kërkuar të shtohet në listën e provave një dokument që dëshiron ta përdorë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit.“Është çështje anashkalimi sepse kemi pasur shume materiale, është bërë e ditur nga viti 2021, dokument që dëshmitari e ka identifikuar më herët, është i shkurtë dhe lidhet me çështjet që janë njoftuar dhe nuk cenon palët”, tha ajo kur u pyet pse nuk e kanë shtuar këtë dokument deri më tani.

Të pranishëm dje në sallën e gjyqit kanë qenë të gjithë të akuzuarit, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Zyra ndërlidhëse e Greqisë uron Distria Krasniqin për medaljen e artë në Paris

Kosova Times Kosova Times February 5, 2023
Ukrainasit godasin terminalin e naftës në Detin e Zi
Biden tenton t’i ulë shqetësimet pas rrjedhjes së dokumenteve amerikane
ME: E-Kosova është funksionale, mund të aplikoni për pajisje efiçiente
Zelensky i lutet Perëndimit për kundërajrorë, teksa Rusia i vazhdon sulmet e pareshtura ajrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?