By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I zhvendosuri serb që iu dogj shtëpia, nuk heq dorë nga kthimi në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I zhvendosuri serb që iu dogj shtëpia, nuk heq dorë nga kthimi në Kosovë
Lajme

I zhvendosuri serb që iu dogj shtëpia, nuk heq dorë nga kthimi në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/14 at 1:18 PM
Kosova Times Published July 14, 2023
Share
SHARE

Më 7 korrik të këtij viti, Svetisllav Joziq mori çelësat e një shtëpie të sapondërtuar në fshatin e tij të lindjes, Veriq, në territorin e komunës së Istogut. Vetëm tri ditë më vonë, ai u njoftua se autorë të panjohur ia kishin vënë zjarrin.

Lajmi për djegien e gjeti atë në Jagodinë, një qytet në Serbi ku ai jeton i zhvendosur për më shumë se dy dekada.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL), ai sqaron se pas dorëzimit të çelësave të shtëpisë së tij është kthyer në Serbi me marrëveshje me përfaqësuesit e Komunës së Istogut dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), për shkak se mobilimi i saj nuk ishte kryer.

IOM-i realizon projektin e ndërtimit të shtëpive për të kthyerit në kuadër të programit të financuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Joziqit iu ndërtua shtëpia si pjesë e atij projekti.

“Na thanë të shkojmë në Serbi tani, do t’ju thërrasim kur të mbërrijnë orenditë”, thotë Joziq dhe shton se fqinji i tij shqiptar më pas e ka njoftuar se shtëpia e tij ishte në flakë.

Dëmet nga djegia e shtëpisë së Svetisllav Joziqit në Veriq të Istogut.
Dëmet nga djegia e shtëpisë së Svetisllav Joziqit në Veriq të Istogut.

Ai nuk e di se kush mund ta ketë bërë këtë dhe pse, por është i sigurt se nuk është dikush nga fshati i tij.

Svetisllav Joziq është i pari serb i kthyer në fshatin Veriq të komunës së Istogut, rreth 80 kilometra nga Prishtina.

“Ata (fqinjët) gjithashtu raportuan në polici në Istog. Fqinjët e mi flasim më të mirën për mua. Të gjithë më njohin, kam punuar atje. Ata, gjithashtu, thanë që tani duhet të rinovohet gjithçka, dyert dhe dritaret”, tregon Joziq, duke theksuar se nuk do të heqë dorë nga kthimi.

Fqinjët për Joziqin: Ai na shpëtoi gjatë luftës

Më 13 korrik, Radio Evropa e Lirë foli me disa nga fqinjët e Joziqit nga komuniteti shqiptar në fshatin Veriq. Të gjithë kishin vetëm fjalë lavdërimi, duke theksuar se “ua shpëtoi jetën gjatë luftës”.

Një prej tyre është edhe Xhafer Delia, fqinji i parë i Joziqit. Delia e quan atë me pseudonimin “Tisa” dhe thekson se “nuk kemi pasur asnjë fjalë të keqe”.

Pamje nga jashtë e shtëpisë së djegur të Svetisllav Joziqit.
Pamje nga jashtë e shtëpisë së djegur të Svetisllav Joziqit.

“Kjo nuk duhej të ndodhte”, thotë ky bashkëbisedues i REL-it, dhe shton se Joziqi u përpoq t’i mbronte nga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë periudhës së luftës.
Ai kujton se si nuk arriti të arratisej në Shqipëri dhe se u kthye në shtëpi në vendlindjen e tij në Veriq, ku e priste ushtria serbe.

“Kemi mbërritur në orën pesë të mëngjesit, me traktorë. Ushtria lëvizi dhe ata na rrethuan dhe filluan t’i ndajnë të rinjtë. Ai (Joziq) doli, ishte me pizhame. Më pa dhe më bërtiti: Xhafo, mos lëviz, çfarë ka ndodhur? Për dy minuta u vesh dhe doli. Debatoi shumë me ushtrinë”, tregon Delia ndërsa thekson se pas kësaj, askush nuk i preku dhe nuk u shkaktoi ndonjë problem.

Gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe dëbuan rreth 800.000 shqiptarë të Kosovës, shumica e të cilëve u kthyen pas përfundimit të konfliktit.

Mirëpo, atëherë filloi emigrimi i serbëve dhe procesi i kthimit është ende në vazhdim.

Nga rreth 250.000 serbë të zhvendosur, afërsisht 30.000 janë kthyer në 20 vjetët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës.

Reagimet për djegien e shtëpisë

Ditëve të fundit, djegien e shtëpisë e dënuan edhe zyrtarët e Kosovës edhe ata ndërkombëtarë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili e vizitoi shtëpinë e djegur, tha se të gjithë kanë të drejtë të kthehen.

“Bashkësia ndërkombëtare e merr shumë seriozisht të drejtën e të zhvendosurve për t’u kthyer në Kosovë. Kjo e drejtë është pjesë e ligjeve të Kosovës, si dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare. Ne e dënojmë këtë akt kriminal dhe kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që t’i identifikojnë përgjegjësit”, tha Hovenier në një video-mesazh të regjistruar në shtëpinë e Joziqit.

Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe Ambasada gjermane në Kosovë dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

This home in Istok/g suffered a criminal arson attack. I visited to see it myself, with the permission of the family, who intended to return to their property. I condemn this arson attack, and this effort to intimidate a family from exercising their right to return to their home. pic.twitter.com/RsYhRrKioP

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 11, 2023

Ndërkohë, vendin e ngjarjes e vizitoi edhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili kërkoi “angazhimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit”.

“Republika e Kosovës është dhe do të mbetet një vend demokratik ku jetojnë qytetarë të lirë dhe të barabartë, pa asnjë dallim. Nuk ka kompromis për këto vlera”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Ministria për Komunitete dhe Kthim është duke riparuar dëmet

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se ministria që drejton ai, do t’i riparojë dëmet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas vlerësimeve të tij, do të duhet të ndahen rreth 6.000 euro për të rinovuar atë që u dogj nga zjarri në shtëpinë e sapondërtuar të Joziqit.

“Unë besoj se forca e Kosovës dhe e shoqërisë kosovare qëndron pikërisht në përbërjen shumetnike, duhet të kuptojmë se sa e vlefshme është për të gjithë ne në kuptim më të gjerë. Nëse heqim dorë ose lejojmë individët të prishin konceptin shumetnik, ne do të jemi humbësit më të mëdhenj”, tha Rashiq.

Procesi i kthimit të serbëve në Kosovë ka më shumë se 20 vjet që vazhdon, por më së shumti në zonat rurale dhe jo në qytete.

Në bazë të legjislacionit, të gjithë personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në Kosovë dhe për këtë ndihmohen nga institucionet kompetente, Ministria për Komunitete dhe Kthim, drejtoritë komunale për komunitete dhe kthim, si dhe organizata të ndryshme.

Ministri Rashiq akuzoi paraardhësin e tij se nuk ka “punuar” sa duhet për kthimin, sepse, sipas tij, rreth një milion euro nga buxheti i vitit të kaluar nuk janë shfrytëzuar dhe ka shkuar në suficit.

Para Rashiqit, ministër për Komunitete dhe Kthim ishte Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, i cili dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar si pjesë e tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

REL-i e ka kontaktuar atë për akuzat e Rashiqit, por nuk ka marrë përgjigje.

“Ne kemi marrë leje për të ndërtuar shtatë apo tetë shtëpi, jam duke pritur për tetë të tjera (leje për t’i ndërtuar) dhe me siguri do të ndërtohen 16 shtëpi për të kthyerit në gusht”, është shprehur Rashiq.

Ai ka thënë se është e nevojshme të punohet për “integrimin në mënyrë që kthimi të jetë i qëndrueshëm”.

“Të sigurohet punësimi, qasja në institucionet shëndetësore dhe arsimore. Së fundi, zhvillimi ekonomik. Kjo është ajo që mund t’ju mbajë këtu. I kthyeri nuk vjen e ulet në shtëpi”, ka thënë ai.

Trendi i mëparshëm i “kthimit dhe largimit”

Në vitet e mëparshme, në vendet ku është organizuar kthimi i të zhvendosurve ka pasur një tendencë që personat e zhvendosur të ktheheshin, të shisnin shtëpitë e reja të ndërtuara pas disa muajsh dhe të shkonin përsëri në Serbi.

Ka edhe raste kur shtëpitë janë të zbrazura në disa vende për shkak se kthehen kryesisht vetëm të moshuarit dhe pas një kohe ata prapë largohen te familjet e tyre në Serbi. REL-i ka raportuar për këto probleme në disa raste.

Ndryshe, disa nga kushtet për kthimin e familjeve të shpërngulura janë që prona e tyre të jetë e shkatërruar, të mos kenë pronë tjetër dhe të mos kenë shitur asgjë.

Ministria kompetente ofron edhe të ashtuquajturat paketë standarde ndihme që parashikon rindërtimin e shtëpisë në varësi të numrit të anëtarëve, orendive, ushqimeve për një periudhë të caktuar dhe ndihmës sociale-ekonomike.

Me kthimin e tyre, personave të zhvendosur u sigurohet edhe mbulimi i shpenzimeve për t’u kyçur në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, ujë, në kanalizim etj.

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Kosova Times July 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Misteri i truprojës së liderit të klanit kavac që u arrestua në Kosovë për një krim

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
Trupat ruse lëshuan më shumë se 30 dronë kamikaze në Ukrainë gjatë natës
15 vjet në NATO, Ambasada amerikane: Shqipëria, aleate e besueshme
Mehmet Loci duhet të shkojë te Blerim Isufaj e jo te Ermal Panduri
Komandanti i KFOR-it priti në takim Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?