By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Coco Chanel – Gruaja që ndryshoi turizmin në det dhe mënyrën se si kalojmë pushimet
August 13, 2025
Skena dhune në Serbi: Një polic qëlloi një grua me shuplakë
August 13, 2025
Zvicra vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
August 13, 2025
Aeroporti i Anchorage ku do te takohen Trump dhe Putin- Cila ishte rëndësia e tij gjatë Luftës së Ftohtë
August 13, 2025
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ushtria ruse dyshohet për dhunë sistematike të seksualizuar kundër ukrainasve
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numër rekord i vrasjeve masive në ShBA në gjashtë muaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Numër rekord i vrasjeve masive në ShBA në gjashtë muaj
Rajon / Botë

Numër rekord i vrasjeve masive në ShBA në gjashtë muaj

Kosova Times
Last updated: 2023/07/14 at 1:02 PM
Kosova Times Published July 14, 2023
Share
SHARE

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u raportuan 28 vrasje masive. Në 181 ditët nga 1 janari deri më 30 qershor, u regjistruan 140 viktima nga këto vrasje masive.

Të vrarë nga duart e të huajve ose të vrarë me armë nga njerëzit e tyre të dashur, të masakruar në qytete të vogla, në qytete të mëdha, brenda shtëpive të tyre ose jashtë në mes të ditës – Gjakderdhja e këtij viti në të gjithë ShBA-në ka bërë që gjashtë muajt e parë të vitit të jenë më vdekjeprurësit të paktën që nga viti 2006.

“Çfarë momenti historik i tmerrshëm”, tha Brent Leatherwood, tre fëmijët e të cilit ishin në klasë në një shkollë private të krishterë në Nashville më 27 mars, kur një ish-nxënës vrau tre fëmijë dhe tre të rritur. “Asnjëherë nuk mendoni se familja juaj do të jetë pjesë e një statistike të tillë”.

Vrasjet masive përkufizohen si dukuritë kur katër ose më shumë persona vriten, duke mos përfshirë sulmuesin, brenda një periudhe 24-orëshe. Një bazë e të dhënave e mbajtur nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe USA Today në partneritet me Northeastern University gjurmon këto sulme që nga viti 2006.

Deri më tani, rekordi ishte 27 vrasje në gjashtë muajt e gjysmës së dytë të vitit 2022. James Alan Fox, profesor i kriminologjisë në Universitetin Northeastern, thotë se nuk kishte imagjinuar se do të kishte rekorde të tilla kur filloi ta mbikëqyrte bazën e të dhënave rreth pesë vjet më parë.

“Ne thoshim se kishte njëzet apo tridhjetë në vit”, tha Fox. “Fakti që ka 28 [vrasje masive] në gjysmë viti është një statistikë tronditëse”.

Edhe pse numri i vrasjeve masive është rritur gjatë viteve të fundit, pjesa e mbetur e vitit mund të jetë më e qetë, pavarësisht dhunës më të madhe gjatë fundjavës së festave të katër korrikut.

“Mund të ketë më pak vrasje më vonë gjatë vitit 2023, ose kjo mund të jetë pjesë e një trendi. Por ne nuk mund ta dimë edhe për ca kohë”, shtoi Amy Barnhorst, një psikiatre e cila është drejtoreshë e asociuar e Programit të Kërkimit për Parandalimin e Dhunës në Universitetin e Kalifornisë.

Ekspertët si Barnhorst dhe Fox ia atribuojnë numrin në rritje të vrasjeve masive rritjes së popullsisë dhe rritjet së numrit të armëve në ShBA.

Këto raste më të shpeshta të dhunës kanë nxitur përpjekjet për reformim të ligjit për armët e zjarrit. Por, pavarësisht numrit rekord të vrasjeve masive, Shoqata Kombëtare e Armëve kundërshton ashpër ndryshimin e këtij ligji.

You Might Also Like

Skena dhune në Serbi: Një polic qëlloi një grua me shuplakë

Zvicra vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Aeroporti i Anchorage ku do te takohen Trump dhe Putin- Cila ishte rëndësia e tij gjatë Luftës së Ftohtë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ushtria ruse dyshohet për dhunë sistematike të seksualizuar kundër ukrainasve

A do të shkëputet Azerbajxhani nga Rusia?

Kosova Times July 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, që dyshohen për kalime ilegale të kufirit

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
A do të mbetet Berlini “kryeqyteti i spiunëve”? Dëbimi i diplomatëve rusë nga Gjermania
Përfundon pa detaje takimi ndërmjet Kurtit e ambasadorëve të QUINT-it
“Dorëzoni territoret, ose ushtria ruse do ta zgjidhë këtë çështje”: Lavrov me kërcënime të reja
Prishtina shkarkon trajnerin kroat, Jaksa Vuliq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?