By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale
May 18, 2025
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jo zgjedhje pa alternativë të re politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Jo zgjedhje pa alternativë të re politike!
Opinion

Jo zgjedhje pa alternativë të re politike!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/15 at 11:07 AM
Kosova Times Published July 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Padyshim, ngjarja më e turpshme dhe më e shëmtuar e javës që po e lëmë pas ishte përleshja e deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Situata e krijuar në Parlamentin e Kosovës ishte aq e rëndë dhe aq e keqe për imazhin e Kosovës në botë, saqë është e vështirë të gjenden fjalët më adekuate për ta përshkruar më fjalë.

Përleshja e 13 korrikut 2023 përsëritje e kaosit të vitit 2015 në Parlament

Jo rastësisht thuhet, “shkallët e ngritjes janë edhe shkallët e rënies” (popullore). Ky është ligj i pashkruar i universit, të cilit nuk ka mundur dhe as që mundet t’i ikë askush, nuk do të mund i ikë as LVV-ja dhe askush tjetër. Pra, në një farë mënyrë do të kthehet pas nga e njëjta rrugë përmes së cilës erdhi në pushtet.

Dhuna e ushtruar më 13 korrik 2023 në Parlamentin e Kosovës, gjegjësisht përleshja e deputetëve të opozitës me pushtetarët, na kthen pas kujtesën në vitin 2015, të kohës kur Parlamentin e mbuluan, vezët dhe shishet me ujë, tymi i molotovit dhe gazi lotsjellës, kur në Parlamentarët u detyruan të vendosin maska ushtarake për t’i mbijetuar situatës kaotike në Kuvend, ishte koha kur kryeministri sulmohej me vezë dhe ujë, si dhe përdorej çdo mjet antidemokratik për të dhunuar funksionimin normal të punës së Kuvendit.

E njëjta gjë ndodhi edhe më 13 korrik 2023, me veprime përafërsisht të njëjta, por me role të kundërta në Kuvend. Një fjalë e urtë popullore e thotë, “kush e mbjellë erën e korrë furtunën”. Kësisoj, për pushtetarët aktualë është kjo një vjelje e të korrave përgjatë viteve…

Nga përleshja e fundit në Kuvend u zhgënjyen të gjithë qytetarët e vendit dhe mërgimtarët që e votuan këtë klasë politike. Andaj, përveçse të zhgënjyer, u ndjenë edhe të vetëmashtruar, për shkak se me dorën e tyre e votuan për errësirën dhe anarkinë politike në vend.

Përleshja e deputetëve, faqja e zezë e Kosovës në Kuvend

Përleshja e deputetëve me qeveritarët në Kuvend është turp përtej turpi. Me ngjarjen e fundit në Kuvend filluan të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare, duke i vendosur skenat e turpit në ballinat e gazetave të tyre, siç ishte një shkrim në median e shkruar dhe elektronik në Itali, “Il Fatto Quotidiano”, i cili në ballinë shkruan; “Rissa nel Parlamento del Kosovo: “deputatto buta acqua contro il primo ministro, poi scoppia il parapiglia” (Sherr në Kuvendin e Kosovës: Deputeti i hedh ujë kryeministrit, e më pas shpërthen sherri). Por jo vetëm ky medium, por ishin edhe shumë të tjerë në Itali dhe në të gjitha mediat prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian dhe në ShBA siç ishte “Global News” i cili përhapi imazhet e përleshjes në Kuvend gjithandej botës, përmes të cilave Kosova u bë horë në arenën ndërkombëtare.

Kjo çfarë pasqyruan mediat vendore dhe ndërkombëtare është pasqyra reale e shtetit të Kosovës.

Zgjedhjet pa alternativë, nuk i sjellin asnjë të mirë Kosovës

E kam cekur edhe ditë më parë në një shkrim autorial, se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për vendin. Në këto rrethana, me këtë klasë politike, jo një palë zgjedhje, por edhe dhjet herë nëse shkohet në zgjedhjet prapë do ta kemi të njëjtin rezultat dhe të njëjtën situatë, përsëri në skenën politike do t’i kemi të njëjtin politikan, përsëri do t’i kemi të njëjtit njerëz në qeverisje dhe opozitë.
Parashtrohet pyetja, çfarë përfiton Kosova me shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme pa një alternativë të re politike? Përgjigja do të jetë kjo, e fiton vazhdimin e situatës anarkike dhe përsëritjen e situatave të njëjta dhe të njëpasnjëshme në Parlamentin e Kosovës, gjë e cila do ta dëmtojë edhe më tutje imazhin e Kosovës në botë si dhe do t’i zvogëlojë akoma më shumë shpresat e qytetarëve për të jetuar në Republikën e Kosovës.

Andaj, qytetarë të dashur të vendit ju ftojë që t’i thërrisni ndërgjegjes suaj për reflektim, që ta ndalojmë të keqën bashkërisht sikurse në vitet e ’90-ta, në vitet e lavdisë dhe krenarisë kombëtare, për ta larguar nga skena politike këtë klasë kusarësh politikë që e zhvatën, e rropën dhe e ç’rropën Kosovën nga paslufta e deri në ditët e sotme, duke e trajtuar Kosovën si plaçkë lufte dhe jo si atdhe i tyre. Dhe vërtetë Kosovën e kanë bërë një mbeturinë lufte dhe të padëshiruar për të jetuar në të!

Mbase është momenti i fundit për këndellje dhe ndërgjegjësim të popullatës në Kosovë dhe e mërgimtarëve në botën mbarë për ndëshkimin e kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë. Vetëm bojkotimi i tërësishëm dhe distancimi nga kjo klasë e papërgjegjshme politike do ta kthente vendin kah e mbara.

Kjo klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë e kanë bërë Kuvendin arenë plagjiatorësh me tituj shkencor me shkollim elementar dhe arenë gladiatorësh milionerë në koloseumin e quajtur Kosovë.

Për çka, sot Kuvendi i Kosovës ngjet në gjithçka tjetër, veç në JO në parlament të një shteti të lirë dhe demokratik.

Kjo situatë e krijuar në Parlament duhet të ndryshojë sa më parë dhe këtë mund ta bëjmë me bashkimin e të gjitha forcave përparimtare në një alternativë të re politike, në alternativën që i duhet sot shtetit të Kosovës, alternativa që ju duhet shqiptarëve për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, prosperuese dhe të integruar në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

You Might Also Like

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

Kosova Times July 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Thirrje për kujdes rreth operatorit të tretë të telefonisë mobile

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Hamza në Suharekë, premton reforma në politikat fiskale
Trump planifikon të emërojë Grenell si të dërguar special për të “zgjidhur” luftën Rusi-Ukrainë
Marinari u shpëtua nga ujërat e Qipros pesë orë pasi ra nga anija mallrash
Gjendet i vdekur një person në oborrin e tij në Klinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?