By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kameleoni: Maskat dhe Stili i Delcy Rodriguez, Udhëheqëses së Re të Venezuelës
January 29, 2026
Trupat ruse sulmuan rajonin e Zaporizhzhisë. Ka viktima.
January 29, 2026
Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave
January 29, 2026
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste
January 29, 2026
Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali pasi shtypi me makinë dhe kërcënoi karabinierët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali pasi shtypi me makinë dhe kërcënoi karabinierët
Lajme

Si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali pasi shtypi me makinë dhe kërcënoi karabinierët

Kosova Times
Last updated: 2023/07/15 at 10:22 AM
Kosova Times Published July 15, 2023
Share
SHARE

Një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët italianë pasditen e djeshme në Padova të Italisë, pas një episodi dramatik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së 14 korrikut. Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, por kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar. Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, ai ka përplasur me furgon një efektive italiane. Gruaja kishte denoncuar më herët dhunë dhe kërcënime nga 55-vjeçari.

Për aq sa është rikonstruktuar deri më tani, karabinierët në vend, pasi kanë kontaktuar me gruan, kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe pasi e kanë identifikuar e kanë ftuar të largohet. 55-vjeçari i ka dhënë makinën pas duke dhënë përshtypjen e pranimit të asaj që i kishin kërkuar karabinierët, por papritmas ka futur marshin e parë dhe është nisur drejt tyre duke plagosur një prej oficerëve. Burri më pas doli nga kabina dhe, duke mbajtur një teh çelësi, u hodh mbi ushtarin e plagosur dhe u rrëzua në tokë.

Collaku 1

Në ato momente të trazuara, karabinieri i ka drejtuar armën dhe e ka urdhëruar të tërhiqet, por pasi nuk ka parë zgjidhje tjetër, për t’i shpëtuar jetën kolegut ka qëlluar 4 të shtëna me pistoletën e shërbimit.

 

 

Shqiptari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa karabinieri i përplasur nga makina ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Ish-gruaja e tij dhe vajza 23-vjeçare kanë parë skenën të tmerruara pa mundur të bëjnë dot asgjë.

Autoritetet italiane kanë lëshuar më parë një urdhër ndalimi për viktimë që të mos i afrohej banesës së ish-bashkëshortes së tij.

Hetimet janë të koordinuara nga Prokuroria Publike e Padovës.

You Might Also Like

Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave

Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Kosova Times July 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njeriu që e futi Thaçin në Hagë tani po ndjek Trump

Kosova Times Kosova Times August 1, 2023
Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik
“Ky është një investim në sigurinë tonë.” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për ndihmën për Kievin
Kryeministri Kurti vizitoi asetet e restauruara të trashëgimisë kulturore
ShBA sanksionon një sllovak, dyshohet se ndihmoi Rusinë të blejë armë nga Koreja e V.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?