By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Rusia ka mjaftueshëm municione thërrmuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin: Rusia ka mjaftueshëm municione thërrmuese
Rajon / Botë

Putin: Rusia ka mjaftueshëm municione thërrmuese

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 11:58 AM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij ka mjaftueshëm municione thërrmuese për t’iu përgjigjur Ukrainës, në rast se ajo përdor armë të njëjta.

Ukraina ka nisur të pranojë armë thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara, veprim që ka rritur shqetësimet, për shkak të rrezikut afatgjatë që përbëjnë këto armë për civilët, në rast se nuk shpërthejnë menjëherë.

“Rusia ka lloje të ndryshme të municioneve thërrmuese”, ka thënë Putin në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Këto armë kontroverse mund të përhapin qindra copëza të vogla shpërthyese, të cilat mund të mbesin të pashpërthyera më pas në tokë.

“Nëse ato përdoren kundër nesh, ne e përdorim të drejtën për hakmarrje”, ka thënë Putin.

Ai ka shtuar se Rusia ende nuk i ka përdorur armët, pavarësisht “mungesës së disa municioneve tani për tani”.

Organizata për të drejta të njeriut, Human Rights Watch dhe forcat ukrainase, e kanë akuzuar Rusinë se veçse ka përdorur municione thërrmuese në fushëbetejë.

Këto armë janë të ndaluara në disa shtete – pjesën më të madhe të Evropës – të cilat e kanë shkruar Konventën e Oslos më 2008.

Megjithatë, atë nuk e kanë nënshkruar as Shtetet e Bashkuara, as Rusia, dhe as Ukraina.

Grupet humanitare e kanë dënuar ashpër vendimin e ShBA-së për ta furnizuar Ukrainën me municione thërrmuese.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se vendimi ka qenë “shumë i vështirë”, mirëpo ka theksuar se Ukrainës i duhen municione shtesë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: 28 nëntori është datë themeltare e historisë

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Vendoset një cisternë me ujë të pijes tek Kalaja në Vushtrri
Zelensky: 49 ukrainas të liruar nga robëria ruse
Muslija zyrtarisht pjesë e Bundesligës gjermane, firmos për Freiburgun
KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?