By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!
Opinion

Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 2:08 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ditë më parë gjatë një vizite në Gjermani, duke kaluar afër një spitali, në parkingun e tij qëndronin tre helikopter në gjendje gatishmërie për t’ju shërbyer qytetarëve në rast të ndonjë aksidenti rrugorë apo të ndonjë fatkeqësie tjetër të paparashikuar.

Helikopterët më të rëndësishëm sesa “Bajraktarët”

Duke biseduar me shoqëruesin tim, e kuptova se ky spital ishte vetëm për raste të aksidenteve të rënda rrugore, lëndimeve në vendin e punës, nga ndonjë aktivitet sportiv apo të tjerave natyra që mund t’ju ndodhin qytetarëve gjatë 24 orëve.

Në atë moment i parashtrova pyetjen shoqëruesit tim, kur do të vije dita që në QKUK dhe qendrat tjera spitalore t’i shohim helikopterët në pritje për intervenim emergjent!?
Shoqëruesi im mu përgjigj kështu; “Do të vije dita kur edhe tek ne në Kosovë, do t’i kemi të helikopterët dhe njëjtat shërbime që janë këtu në Gjermani, por jo me këtë klasë politike.

Sa e gjatë do të jetë ajo ditë dhe kur do të vije ajo ditë varet krejt nga ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve të vendit për ta bërë ndryshimin rrënjësorë dhe substancial në politik-bërjen kosovare.”

Unë ja ktheva, po pajtojë plotësisht me ju, nuk janë fajtorë politikanët, por qytetarët që e mbajnë në pushtet dhe opozitë një klasë kaq të papërgjegjshme politike e cila mendon vetëm për xhepin e vet.

Përderisa ta kemi në pushtet një klasë politike që bën filma kinse po përgatitemi për luftë dhe një opozitë të çmendur pas pushtetit, vështirë se do të kemi përmirësim dhe as ndryshim në vendin tonë.

Atëherë dhe vetëm atëherë kur ta kemi një klasë politike në pushtet dhe opozitë që bënë gara, se cila po ofron projekte më të mira zhvillimore për vendin dhe mirëqenien e qytetarëve, atëherë do të kemi infrastrukturë të mirëfilltë shëndetësore, vetëm atëherë do t’i kemi edhe helikopterët në gjendje gatishmërie pranë spitaleve tona edhe në Kosovë.

Pas “Bajraktarëve” të palëvizshëm vjen thirrja për ndihma

Pas bërjes publik të lajmit nga ministri mbrojtjes për blerjen e dronëve “Bajraktar” nga Turqia, i njëjti ministër, një ditë më pas del me thirrjen ndaj qytetarëve për derdhjen e mjeteve në Fondin e Sigurisë! Mbase në rrethana normale kjo thirrje do të kuptohej si qëllim-mirë, por jo tani kur Kosova nuk është në gjendje lufte. Por edhe sikur të ndodheshim në një situatë të tillë, blerja e dronëve në pamundësi përdorimi është një investim i kotë, kur dihet mirëfilli se hapësirën ajrore mbi shtetin tonë nuk e kontrollojmë ne, por forcat e KFOR-it të cilat janë edhe përgjegjëse për sigurinë e shtetit tonë.

Sa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së ato janë të rregulluara në marrëveshje të plotë me strukturat e NATO-së, ShBA-së dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

Andaj në këto rrethana, sikurse blerja e dronëve (80 milion euro siç po thonë pushtetarët) edhe kërkesa e ministrit të mbrojtjes janë të paqëlluara dhe të pavend.

Në këto rrethana të vapës së madhe dhe të trafikut të ngjeshur, më e rëndësishme sesa ‘dronët e palëvizshëm’ do të ishte blerja e së paku një helikopteri për nevojat e QKUK-së, për bartjen e të aksidentuarve nga vendi i ngjarjes dhe të sëmurëve nga shtëpitë e tyre deri tek spitali më i afërt apo në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë sesa blerja e dronëve të kushtueshëm, por të papërdorueshëm nga FSK-ja.

Disa helikopter do të ishin më së të nevojshëm për shtetin për situata emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, siç ishte rasti i fundit i vërshimeve në qytetin e Pejës apo të zjarreve që mund të shkaktohen si pasojë e temperaturave të larta e jo të blerjes së dronëve të cilët do të qëndrojnë në sirtarët e magazinave të mykura të qeverisë.

Qeveria e Kosovës, në këtë rast Albin Kurti, paraprakisht urdhrit që ju bën ministrave të tij për thirrjen ndaj qytetarëve dhe mërgimtarëve për derdhjen e mjeteve në Fondin e Sigurisë, duhet t’i bëjë transparente lëvizjet financiare të këtij fondi e jo të trazojnë kohë pas kohe qytetarët dhe mërgimtarët kur në Fondin e Qeverisë janë mbi 800 milion euro suficit të pashfrytëzuara për nevojat e qytetarëve.

Ndodhë pikërisht kështu për faktin se kjo qeveri dhe këta politikanë në përgjithësi nuk e kanë hallin e shtetit dhe të qytetarëve. Kjo kastë politike në pushtet dhe opozitë nuk duan të dinë për interesin e shtetit dhe as për mirëqenien e qytetarëve.

Përvetësimi i Fondit të Sigurisë nga Albin Kurti, e ka dëmtuar të ardhmen e FSK-së

Unë edhe pse nuk isha anëtarë i Këshillit Iniciues për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, kam qenë në komunikim të rregullt me disa nga anëtarët e këshillit iniciues, të cilët i kam mbështetur në idenë e tyre qëllimmirë, fisnike dhe atdhetare, sikurse që i kam mbështetur edhe për dërgimin e letrës kryeministrit Kurti bashkë me Statutin e Fondit me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe veprimeve pozitë-opozitë-mërgatë, për të vepruar si një trupë e përbashkët organizative.

Mirëpo çfarë ndodhi, kryeministri Kurti në vend të përgjigjes e zgjodhi heshtjen, në vend të bashkëpunimit e zgjodhi injorimin e Këshillit Iniciues dhe opozitës duke e bërë me nxitim veprimin më të gabuar politik, të përvetësimit të këtij fondi të përmasave kombëtare.

Kjo sjellje e mospërfillëse, apo më mirë të themi shpërfillëse e kryeministrit Albin Kurti përveçse i ka irrituar iniciuesit e Fondit, e ka komplikuar situatën akoma më shumë.

Përvetësimi i ngutshëm i Fondit të Sigurisë nga Albin Kurtit pa strategji, pa projekt dhe pa përmbajtje, jo vetëm që nuk ka garantuar stabilitet financiar për këtë fond, e ka kthyer atë në Fond të pasigurisë për FSK-në.

Askush nuk është kundër Fondit të Sigurisë, madje do të ishte çmenduri dalja kundër një fondi kaq madhor dhe jetik për forcimin e sigurisë kombëtare, por veprimet e ngutshme dhe pa koordinim të ‘Qeverisë Kurti’ me spektrin politik vendor dhe pa paralajmëruar nismëtaret e mërgatës jo vetëm që ka ngjallur indinjatë të thellë dhe të gjër të mërgatës sonë, i cili që në start e ka humbur qëllimin dhe ka dështuar në suksesin e dëshiruar.

You Might Also Like

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis rënia e eksporteve të vajit të ullirit, ja sa % ulje pësuan për periudhën janar-tetor 2024

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Plenkoviq nga Bukureshti: “Putini është promotori më i madh i zgjerimit të BE-së”
Diplomati danez Peter Sorensen emisari i ri për dialogun Kosovë-Serbi
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë
Duke pastruar pushkën vrau nënën e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?