By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë
December 1, 2025
Dita Botërore e HIV/AIDS, ndërtesa e IKSHP-së ndriçohet me dritë të kuqe
December 1, 2025
Konfiskohet një pistoletë dhe një veturë pa regjistrim në Ferizaj
December 1, 2025
KFOR vazhdon patrullimin në veriun e Kosovës
December 1, 2025
Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë
December 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK-ja konteston në Kushtetuese vendimin për caktim të seancës plenare, kërkojnë anulimin e vendimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK-ja konteston në Kushtetuese vendimin për caktim të seancës plenare, kërkojnë anulimin e vendimeve
Lajme

PDK-ja konteston në Kushtetuese vendimin për caktim të seancës plenare, kërkojnë anulimin e vendimeve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/20 at 4:19 PM
Kosova Times Published July 20, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës e ka kontestuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin për caktimin e seancës parlamentare të datës 13 korrik.

Sipas tyre, kjo seancë është caktuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, dhe bashkë me të duhet anuluar edhe vendimet që janë marrë aty.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ju njoftoj se kemi kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për caktimin e Seancës Plenare të javës së kaluar”, ka shkruar në Facebook shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Abelard Tahiri.

“Si palë e autorizuar pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kemi parashtruar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për caktimin e Seancës Plenare të datës 13 korrik 2023 të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kërkesën që i njëjti në tërësi të anulohet”.

“Seanca e fundit plenare e Kuvendit, ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, prandaj si e tillë, duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në këtë seancë jokushtetuese”.

Tahiri ka shtuar në postimin e tij që ky vendim ka sjellë pasoja kushtetuese dhe ligjore ku janë miratuar ligje dhe projektligje për zgjedhjen e bartësve të institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura.

“Si parashtrues të këtij rasti, vlerësojmë se, Kryetari i Kuvendit, ka bërë shkelje kushtetuese në dy drejtime: e para, në mospërmbushjen e afatit për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare dhe, e dyta, duke mos e vendosur për miratim rendin e ditës të kësaj seance – në mungesë të konsensusit të Kryesisë si rezultat i mungesës së kuorumit të nevojshëm, përkatësisht dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë”.

“Si i tillë, ky vendim ka prodhuar pasoja kushtetuese dhe ligjore sepse ka rezultuar me mbajtjen e seancës plenare të ftuar sipas një procedure jokushtetuese, në të cilën janë miratuar ligje dhe projektligje si dhe vendime të tjera për zgjedhjen/shkarkimin e bartësve të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura”.

“Krahas kërkesës për anulimin e kësaj seance dhe vendimeve që janë marrë në të, kemi kërkuar edhe Masë të Përkohshme, që deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, të pezullohet efekti i të gjitha vendimeve që kanë rezultuar nga kjo seancë jokushtetuese”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë

Dita Botërore e HIV/AIDS, ndërtesa e IKSHP-së ndriçohet me dritë të kuqe

Konfiskohet një pistoletë dhe një veturë pa regjistrim në Ferizaj

KFOR vazhdon patrullimin në veriun e Kosovës

Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë

Kosova Times July 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ballkani Perëndimor në Mynih: të njëjtat histori dhe paralajmërime

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizim raportesh me Serbinë
Vuçiqi e prezanton një sistem antidron që Serbia e bleu nga Rusia
Blogeri moldav tregon se si Milenko Nedelkovski ka marrë fonde për përhapjen e propagandës Ruse (VIDEO)
Kazinotë e Karaçevës barten në Breznicë të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?