By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xi Jinping takon Henry Kissingerin teksa ShBA-ja synon përmirësim e lidhjeve me Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Xi Jinping takon Henry Kissingerin teksa ShBA-ja synon përmirësim e lidhjeve me Kinën
Rajon / Botë

Xi Jinping takon Henry Kissingerin teksa ShBA-ja synon përmirësim e lidhjeve me Kinën

Kosova Times
Last updated: 2023/07/20 at 4:04 PM
Kosova Times Published July 20, 2023
Share
SHARE

Presidenti kinez, Xi Jinping, e ka mirëpritur në Pekin ish-kryediplomatin amerikan, Henry Kissinger, teksa Shtetet e Bashkuara synojnë përmirësimin e lidhjeve me Kinën.

Udhëtimi i Kissingerit në kryeqytetin kinez vjen në kohën kur Pekinin po e vizitojnë një mori zyrtarësh amerikanë.

Kissinger, ish-Sekretar amerikan i Shtetit, tani 100 vjeç, ka luajtur rol kyç në ofrimin e ndihmës për Kinën që të dalë nga izolimi diplomatik më 1970.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kissinger është duke e realizuar vizitën privatisht dhe nuk e përfaqëson Qeverinë amerikane.

Mirëpo, duke e marrë parasysh ndikimin e tij në Kinë, ai mund të veprojë edhe si kanal komunikimi mes ShBA-së dhe Kinës.

Televizioni shtetëror e ka shfaqur Xi-në duke buzëqeshur, teksa i ka thënë Kissingerit: “Jam shumë i lumtur që po ju shoh zotëri”.

“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë miqtë e vjetër, dhe nuk do ta harrojmë kontributin tuaj historik për t’i krijuar lidhjet ShBA-Kinë, dhe miqësinë mes dy vendeve”, ka thënë mes tjerash Xi.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë këtë javë se janë të njoftuar për udhëtimin e Kissingerit dhe “nuk do të befasoheshin” nëse ai vendos t’i njoftojë ata për vizitën, pasi të kthehet në ShBA.

Në vizitë private, Kissinger mund të jetë më i hapur në diskutimet e tij me Xi-në dhe zyrtarë tjerë, duke pasur më shumë mundësi që t’i prezantojë shqetësimet dhe kërkesat e ShBA-së.

Po ashtu, për të është më e lehtë që të realizojë vizita me zyrtarë kinezë që janë në listën e sanksioneve amerikane.

Në një intervistë të dhënë në dhjetor të vitit të kaluar, Kissinger i ka kritikuar qasjet e administratës së presidentit Joe Biden, edhe të ish-presidentit Donald Trump ndaj Kinës.

Ai ka thënë Qeveria aktuale amerikane e nis dialogun me Kinën duke i vënë në pah “ligësitë kineze”, prandaj diskutimet pengohen.

You Might Also Like

Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë

Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici

Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin

Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

Kosova Times July 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Po presim, vendimin e Kushtetueses për komisionin e fshehtë

Kosova Times Kosova Times May 31, 2025
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet në Bjellorusi
Mediet gjermanofone: `24 hektarë për shtet ligjor!`
Hoti: Banka Botërore tha se Kosova u zhvillua e s’u varfërua nga qeveritë e kaluara
Ringrihet Kulla e Çunmulajve dhe kthehet në muze të Malësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?