By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritikat e ShBA-së për korrupsionin, alarm i fundit për institucionet në Shkup
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kritikat e ShBA-së për korrupsionin, alarm i fundit për institucionet në Shkup
Rajon / Botë

Kritikat e ShBA-së për korrupsionin, alarm i fundit për institucionet në Shkup

Kosova Times
Last updated: 2023/07/21 at 8:44 PM
Kosova Times Published July 21, 2023
Share
SHARE

Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të ShBA-së, janë alarmi i fundit për institucionet që të ndërmarrin masa serioze për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe largimin e ndikimit politik ndaj gjyqësorit, thonë njohësit e çështjeve juridike në Maqedoninë e Veriut.

Më 19 korrik, ShBA-ja e futi në listën e zezë biznesmenin Jordan Orce Kamçev, për të gjitha veprat korruptive që dyshohet t’i ketë bërë nga viti 2000 e këndej.

Vetëm një ditë më herët, në listën e zezë u përfshi edhe “Cytrox”, një kompani maqedonase vëzhgimi me bazë në Hungari, e dyshuar për veprimtari spiunazhi duke shfrytëzuar hapësirën kibernetike për të fituar qasje në sistemet e informacionit.

Atyre u parapriu futja në listën e zezë e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, më 20 qershor. Merko dyshohet për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore, që sipas Departamentit amerikan të Shtetit (DASh), kanë dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut.

Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, dhe Dane Iliev, ish-anëtar i Gjykatës Supreme, thonë se “këto vendime si asnjëherë më parë vënë në dukje mosfunksionimin e gjithë sistemit të drejtësisë”.

“Kjo tregon se janë të pashmangshme reformat në drejtim të ndryshimit organizativ dhe marrjes së përgjegjësive nga të gjithë gjyqtarët e përfshirë në sistemin e drejtësisë. Gjyqësori nuk mund të funksionojë me kritika të tilla. Situata është alarmante, prandaj duhen masa urgjente. E gjithë kjo është pasojë e mungesës së efikasitetit dhe profesionalizmit, por mbi të gjitha ndikimeve politike dhe korrupsionit”, thotë Iliev.

Ndërkohë, profesori Bashkimi Selmani thotë se ShBA-ja me tri vendimet e fundit e ka bërë atë që institucionet nuk e kanë bërë me vite.

“Mbi të gjitha duhet vlerësuar këto vendime pasi ShBA-ja po e bën atë që nuk arritën ta bëjnë gjykatësit maqedonas. Ata po e japin mesazhin se duan ta vendosin në funksion shtetin e së drejtës dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do të përmirësohet edhe jeta e qytetarëve”, thotë Selmani.

Por, ai thekson se masat duhet të jenë edhe më të fuqishme me përfshirjen më aktive edhe të Bashkimit Evropian, aty ku Maqedonia e Veriut synon të anëtarësohet.

“Duhet të merren masa akoma më rigoroze. Do të ishte mirë që Evropa të insistonte në këtë më shumë dhe të merrte drejtimin e gjykatave me resurse njerëzore, pasi vetëm kështu mund të zgjidhet problemi. Përndryshe kështu mbetet edhe një kohë të gjatë, sepse ata nuk i përfillin kritikat e shteteve mike të Maqedonisë së Veriut. Pa veprime më të fuqishme, problemi do të zgjasë akoma më shumë”, vlerëson Selmani.

Disa nga aksionet e ndërmarra së fundit nga policia dhe organet e drejtësisë për arrestimin e një grupi të personave të përfshirë në vepra korrupsioni, si shpëlarje parash dhe evazion fiskal, njohësit e çështjeve juridike, i cilësojnë vetëm si “përpjekje për hedhje pluhur syve”, pasi, sipas tyre, tashmë edhe qytetarët e dinë se ku qëndron burimi i së keqes në Maqedoninë e Veriut.

Udhëheqësit e institucioneve disa herë kanë thënë se “prioritet i punës së tyre mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, por nuk ka pasur rezultate deri më tani.

Gjykatat në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se ligjet në fuqi rregullojnë mënyrën e zgjedhjes së tyre, vazhdojnë të udhëhiqen nga persona të afërt me partitë politike.

Në krye të Prokurorisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit është Islam Abazi, emërimi i të cilit u kritikua edhe nga ShBA-ja, për shkak të afërsisë së tij me drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sipas të gjitha hulumtimeve të opinionit publik, kanë besueshmëri shumë të ulët në gjyqësor.

Hulumtimi i fundit i “Balkan Public Barometer” e nxjerr Maqedoninë e Veriut në vend të parë në rajon sa i përket mungesës së besimit në institucionet gjyqësore. Tetëdhjetë e dy për qind e të ankuarve kanë thënë se nuk kanë besim në organet drejtësisë, që është 10 për qind më shumë se hulumtimi i vitit të kaluar.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times July 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti premton investime në infrastukturë e finalizim të rrugës Deçan-Plavë

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur
23 vatra zjarri brenda 6 orëve në Kosovë, 11 ende aktive
Irani ka dorëzuar më shumë se 400 dronë kamikaze në Rusi që nga gushti i kaluar
Si e eksporton Rusia drithin ukrainas si të vetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?