By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK fton mediat të kenë kujdes në narracionin e krijuar për dhunën ndaj grave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK fton mediat të kenë kujdes në narracionin e krijuar për dhunën ndaj grave
Lajme

RrGK fton mediat të kenë kujdes në narracionin e krijuar për dhunën ndaj grave

Kosova Times
Last updated: 2023/07/21 at 3:12 PM
Kosova Times Published July 21, 2023
Share
SHARE

Në vazhdën e lajmeve të përditshme për dhunë në familje, ngacmime seksuale, sulme seksuale dhe dhunime, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes mediave njoftohet për një rast të dhunës në familje ku potencohet se i dyshuari profesor Shemsedin Vehapi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. 

RrGK është tejet e shqetësuar se si mediat informojnë publikun që shkaktar i dhunës në familje ka qenë “pitja”. Në deklaratën e dhënë në polici, e mbijetuara e dhunës tregon që ka qenë e kërcënuar, madje, profesor Vehapi edhe ka tentuar që ta sulmojë me revole.

Raportimet e tilla të mediave, ku theksi  bie tek “pitja” dhe jo tek kërcënimet dhe dhuna sistematike e ushtruar nga profesori janë skandaloze.

Në të njëjtën kohë, këto raportime përveç që fuqizojnë mendësinë patriarkale, në të cilën thirret që gratë kanë për obligim që të gatuajnë dhe që vendi i tyre është në kuzhinë e assesi i burrave, dekurajojnë edhe viktimat e tjera që të raportojnë dhunën.

Përveç kësaj, RrGK gjatë punës së saj në teren dhe me viktima të dhunës në familje sheh se gratë janë pjesë e dhunës sistematike.

Puna e RrGK-së në teren tregon se kur një grua raporton dhunën në familje, ajo ka qenë pjesë e dhunës për rreth dhjetë vite.

Gratë po vazhdojnë të jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë!

Masat adekuate rehabilituese për abuzues ende nuk ekzistojnë dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore vazhdojnë të mbesin pa rrugëdalje nga dhuna e përsëritur. Njëherit, punësimi i grave dhe trashëgimi i pronës mbesin ndër më të ulëtat në Ballkan dhe kjo i mban gratë të lidhura në ambiente abuzuese. Vlerësimet e rrezikshmërisë nga ana e zyrtarëve policorë janë të dobëta dhe pasojnë me raste recidiviste. Dënimet nga gjykatat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe absurde duke rikthyer në gjykim personat përgjegjës për vrasje brutale të grave dhe duke u dhënë të njëjtëve rrethana lehtësuese përgjatë procedurës penale.

Kjo hallkë e rrethanave na tregon se dhuna ndaj grave vjen si pasojë e dështimit institucional, social e kolektiv, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore si çështje parësore, në kuadër të sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi.

RrGK fton të gjitha mediat që t’i qasen me profesionalizëm raportimit të dhunës në familje, të kenë qasjen e ndjeshme gjinore, me fokus tek viktima dhe mirëqenies së saj dhe të mos fuqizojnë mendësinë patriarkale me raportime të tilla në të cilat fokusi i dhunës bie tek “pitja”. RrGK gjithashtu fton të gjitha institucionet që të trajtojnë rastin me seriozitet dhe dhunuesi të marrë dënimin e merituar.

RrGK, si rrjet i 139 organizatave të ndryshme për të drejtat të grave në gjithë Kosovën, do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.

RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

Kosova Times July 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Romano: Zhegrova ishte prioritet i Juvës

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Drejtoresha ruse e teatrit dënohet me 8 vjet burgim pasi postoi kundër Putinit
Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë
Hargreavesi për moscertifikimin e Listës Serbe: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore e jo të interesave politike
A po (de)faktorizohet Europa dhe apo (ri)ngritet Rusia me Amerikën?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?