By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barometri ballkanik 2023: Rritet korrupsioni, zbrazet rajoni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Barometri ballkanik 2023: Rritet korrupsioni, zbrazet rajoni
Lajme

Barometri ballkanik 2023: Rritet korrupsioni, zbrazet rajoni

Kosova Times
Last updated: 2023/07/22 at 6:23 PM
Kosova Times Published July 22, 2023
Share
SHARE

Barometri Ballkanik 2023 për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i publikuar së fundi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell opinonin publik përmes anketimit të rreth 60 mijë qytetarëve dhe 12 mijë bizneseve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmëritë e tyre për jetën dhe punën, tendencat në situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në gjashtë vendet e rajonit – Serbi, Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë – 27 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur. Sipas tyre korrupsioni është problemi më i madh shqetësues për zhvillimin e rajonit dhe plotësimin e aspiratave të tyre.

Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Sipas perceptimit publik të 38 përqind të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsioninmë të lartë në rajon. Në vendin e dytë vijnë Bosnjë-Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26 përqind, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Serbia me 25 përqind. Nivelin më të ulët në Ballkanin Perëndimor lidhur me perceptimin publik për korrupsionin e ka Kosova me 22 përqind të qytetarëve të saj të anketuar.

Në vijim të pasojave të korrupsionit 69 përqind e qytetarëve të anketuar në nivel rajonal mendojnë që ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, nivel që përbën 7 përqind më shumë se një vit më parë.

Besim i ulët tek partitë politike

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar të rajonit, 75 përqind e tyre, nuk u besojnë partive politike. Ndërkohë që 45 përqind ndihen të kërcënuar nga posedimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve.

Shpopullimi i rajonit – 71 përqind e rinisë dëshiron të emigrojë

Emigrimi dhe ikja e trurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem shqetësues për rajonin. Në nivel rajonal 44 përqind e të anketuarve dëshërojnë të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5 përqind më e lartë se vitin e kaluar.

Alarmante është perspektiva e jetës së rinisë në të gjashta vendet e rajonit: 71 përqind e të rinjve e projektojnë jetëm në emigracion, larg vendit të origjinës.

Kosova kryeson në dëshirën për emigrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri Ballkanik 2023 në krye të vendeve të rajonit lidhur me emigrimin qëndron Kosova me 57 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Mali i Zi me 45 përqind, Shqipëria me 44 dhe Serbia me 41.

Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnje-Hercegovina, ku vetëm 38 përqind e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi.

BE-ja ka ulur mbështetjen për rajonin

Të dhënat e Barometrit Ballkanik 2023 tregojnë që 59 përqind e qytetarëve të anketuar në gjashtë vendet mendojnë se ka rënie të mbështetjes së rajonit nga BE-ja, shifër që përbën një perceptim publik prej 3 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Në krye të vendeve të rajonit për këtë perceptim qëndron Shqipëria me 92 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Kosova me 66 përqind, Maqedonia e Veriut me 60, Bosnje-Hercegovina me 52 dhe Serbia me 34 përqind.

Perceptimi publik rajonal në Barometri Ballkanik 2023 për rënien e mbështetjes së BE ndaj rajonit publikohet tre muaj para zhvillimit më 16 tetor, në Tiranë, të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Ky proces nisi në vitin 2014, në kuadër të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë impulse të reja integrimit në BE përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit para integrimit të tyre në BE.

Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik 2023 gjashtë vendet e rajonit e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin rajonal: 76 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që bashkëpunimi rajonal është i mirë për ekonomitë e tyre, 69 përqind mendojnë që gjërat që i bashkojnë qytetarët e Ballkanit janë më të rëndësishme se ato që i ndajnë. /DW/

You Might Also Like

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Kosova Times July 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Një asteroid me madhësinë e një ndërtese i thotë lamtumirë Tokës

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
Pitja më e shpejtë dhe më krokante në më pak se 15 minuta, të gjithë do t’ju pyesin se si e keni bërë!
Mblidhet Qeveria, miratohen këto vendime
E rëndë: Pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit në Gramsh
Shpërthimet në rajonin e Nikolaev dhe Odessa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?