By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dinamo i Kievit nuk i dërgon futbollistët për t’u stërvitur në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Dinamo i Kievit nuk i dërgon futbollistët për t’u stërvitur në Serbi
Sport

Dinamo i Kievit nuk i dërgon futbollistët për t’u stërvitur në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/22 at 11:18 AM
Kosova Times Published July 22, 2023
Share
SHARE

Sikurse shumë ekipe të tjera sportive në Ukrainë, edhe Dinamo i Kievit lufton për t’u stërvitur dhe për të luajtur.

Së voni, ekipi i futbollit mori një ofertë që dukej shumë e mirë për t’u refuzuar.

Skuadra e njohur serbe, Cërvena Zvezda, u ofroi disa lojtarëve të stërviten në Serbi – falas. Por, Dinamo Kievi tha jo.

Arsyeja? Gjigantët e futbollit ukrainas shkruan në ueb-faqen e tyre se Cërvena Zvezda e Beogradit ka luajtur ndeshje brenda Rusisë – vendit që është duke pushtuar Ukrainën.

“Derisa vendi ynë është në luftë, parimi ‘sporti jashtë politikës’ nuk vlen për ne”, tha Dinamo Kievi.

Menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022, atletët dhe ekipet ruse u përballën me izolim global.

Si Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ashtu edhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i kanë pezulluar të gjitha ekipet ruse – kombëtare dhe klubet – nga pjesëmarrja në garat e tyre.

Lojtarët e Dinamo Kievit pozojnë për një fotografi përpara një ndeshjeje të Ligës së Evropës në Kiev, më 21 mars, 2021.
Lojtarët e Dinamo Kievit pozojnë për një fotografi përpara një ndeshjeje të Ligës së Evropës në Kiev, më 21 mars, 2021.

Cërvena Zvezda mori pjesë në një turne të organizuar nga Zeniti i Shën Petersburgut në fillim të këtij muaji, së bashku me skuadrën turke, Fenerbahce, dhe atë Neftci të Azerbajxhanit.

Dinamo Kievi, përmes një deklarate, kritikoi edhe Fenerbahcen për pjesëmarrjen në turneun në Rusi.

“Ju shkoni në turne për të fituar para dhe për të luajtur së bashku me agresorin. Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë hap”, tha ekipi ukrainas.

Klubi turk u ndëshkua nga UEFA sezonin e kaluar, pasi tifozët e tij brohoritën emrin e Putinit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kievit.

Në korrik të vitit 2022, Cërvena Zvezda e Beogradit luajti me Zenitin në qytetin Soçi të Rusisë. Ndeshja u cilësua si një “përplasje e kampionëve”, pasi të dyja skuadrat i kishin fituar ligat e tyre vendase atë sezon.

Në atë kohë, Zeniti kishte një përfaqësi të regjistruar në Serbi, në adresën e Cërvena Zvezdës.

Dy palët ndajnë gjithashtu një sponsor, Gazpromin – gjigantin energjetik rus, që kontrollohet nga Kremlini.

Logoja e kompanisë nuk është e vendosur vetëm në fanellat e lojtarëve të Cërvena Zvezdës, por edhe në ulëset e stadiumit të klubit, Rajko Mitiq, në Beograd.

Gazpromi, drejtpërdrejt ose nëpërmjet filialeve të tij, është pronar i shumicës së aseteve të konsiderueshme energjetike në Serbi.

Edhe pse Serbia e ka dënuar vazhdimisht pushtimin rus në Kombet e Bashkuara dhe në forume të tjera ndërkombëtare, ajo, deri më tani, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Më 12 prill, agjencia e lajmeve Reuters, duke u thirrur në një dokument të klasifikuar të Pentagonit, ka raportuar se Beogradi ka rënë dakord ta furnizojë Kievin me armë, ose i ka dërguar tashmë ato.

Një ditë më vonë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar këtë, duke thënë se armët serbe mund të kenë arritur në fushën e betejës përmes vendeve të treta.

Në komentet për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Ambasada e Ukrainës në Beograd tha se e kupton vendimin e Dinamo Kievit, duke pasur parasysh se fëmijët “kanë qenë nën bombardimet dhe granatimet ruse për një kohë të gjatë”.

Ambasada ukrainase, megjithatë, shtoi se ka vënë re përpjekje në rritje nga Serbia për të ofruar mbështetje për Ukrainën dhe qytetarët e saj.

“Shpresojmë se kjo tendencë do të rritet në të ardhmen, ashtu si edhe ndjenja për një të ardhme të përbashkët në një familje evropiane”, tha ambasada për REL-in.

Qeveria serbe, përfshirë Ministrinë e Sportit, nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar vendimin e Dinamo Kievit për të refuzuar ofertën e stërvitjeve.

You Might Also Like

Usyk është mbreti absolut i divizionit të peshave të rënda, ai e rrëzoi Dubois dhe festoi një fitore të madhe në Wembley

Kosova U20 në basketboll mposhtet nga Britania e Madhe

Kosova fiton me rikthim ndaj Danimarkës, kualifikohet në Play-off

Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë

SHGSK dhe FFK urojnë Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive

Kosova Times July 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Shqetësime mbi lirinë e medias në Kosovë
VOA zbardh detaje të reja për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së: Pritet të flasë për 225 mijë dollarët dhe lidhjet në Shqipëri
Ekonomistët presin recesion në ShBA këtë vit
Horoskopi ditor për 24 Nëntor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?