By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Serbia të shkëputet nga Moska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Serbia të shkëputet nga Moska
Lajme

Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Serbia të shkëputet nga Moska

Kosova Times
Last updated: 2023/07/22 at 11:32 PM
Kosova Times Published July 22, 2023
Share
SHARE

Kongresisti demokrat, Bill Keating ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ai ka thënë se para së gjithash, dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet, dhe se për këtë çështje të dy palët kanë kontroll.

”Para së gjithash, dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera”, ka deklaruar kongresisti amerikan.

Duke komentuar çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se shqetësimin e qytetarëve, SHBA-ja e kupton.

“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se, edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit i bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë ato gjëra për të cilat Kosova është zotuar, sa i përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe në këtë drejtim duhet të vazhdohet të punohet”, ka thesuar Keating.

Ai ka deklaruar se pret nga Kosova që të punojë drejt themelimit të Asociacionit, meqë, sipas tij, kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

“Kosova ka thënë se do të bëjë përparim drejt një asociacioni komunash dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë”, tha Keating. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk janë aq drejtpërdrejt të përfshira në procesin e anëtarësimit sa Bashkimi Evropian. Ai ka thënë se ShBA-ja dëshiron ta ndihmojë rajonin “sa më shumë që të mundemi dhe të përpiqemi të lehtësojmë paqen”.

Serbia duhet të distancohet nga Rusia

Kongresisti amerikan, Bill Keating, ka thënë se Serbia mund të ecë përpara ose të mbetet prapa me Rusinë.

“Serbia ka thënë se kishte një të kaluar me sanksione, kur ishin në anën e gabuar të sanksioneve, gjë që ndikoi në politikën e tyre të mëvonshme. Mendoj se është koha për të ecur përpara, sepse përndryshe nuk ka rrugë përpara. Mendoj se kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë për Serbinë. Nuk ka asnjë mënyrë për të përparuar duke bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e shkatërrimit dhe trazirave. Thjesht nuk ka asnjë përfitim nga kjo. Dhe gjëja tjetër është, ndërsa ne ecim përpara me disa nga vendet e tjera në rajon, Serbia do të dëshirojë të bashkohet. Ata nuk do të duan të mbeten prapa të tjerëve. Pra, ne mund të punojmë në dy fronte. Së pari, le të bëjmë të qartë se veprime të tilla prishin të gjithë rajonin dhe nuk janë të drejta për vendet që përbëjnë rajonin në tërësi. Dhe së dyti, se ne do të ecim përpara me hapa konkretë në rajon dhe se ata mund të përfshihen dhe të përfitojnë nga kjo, ose të mbeten prapa”, ka deklaruar  kongresisti Bill Keating, për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times July 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Arsenal synon sulmuesin e Getafe

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
Çfarë pritet të ndodhë pas ekspozimit të luftës në hije Iran-Izrael?
Tërmete në Kremlin, ka “beteja ne pallat”, konfirmoi Zakharova: “Ne kemi probleme në krye”
Kurti e Rohde diskutojnë për procesin zgjedhor
Finlanda lejoi SHBA-në të hapte 15 baza ushtarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?