By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BBC: Vdiq gazetari i fotografive të para të spastrimit etnik në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BBC: Vdiq gazetari i fotografive të para të spastrimit etnik në Kosovë
Lajme

BBC: Vdiq gazetari i fotografive të para të spastrimit etnik në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 4:23 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

Një nga shkrepësit dhe dokumentuesit e realitetit të Kosovës gjatë luftës së fundit, gazetari i BBC-së, George Alagiah ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Pas luftimit 9-vjeçar me kancerin, Alagiah ka ndërruar jetë për të mbetur një nga modelët botëror të këtij profesioni.

 

Raporti i tij me Kosovën nuk la pa u përmendur edhe nga vet vendi i tij i punës. Në fakt, BBC në artikullin përkujtimor tha se sa ishte gjallë ai kishte pranuar se e veçanta e karrierës së tij ka qenë fotografimi i spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999, transmeton RTKlive.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie ka deklaruar se gjithë stafi është në mërzi për shkak të humbjes së tij.

“George ishte një nga gazetarët më të mirë dhe më të guximshëm të gjeneratës së tij, i cili raportoi pa frikë nga e gjithë bota, si dhe prezantoi lajmet pa të meta. Ai ishte më shumë se një gazetar i shquar, audienca mund të ndiente mirësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin e tij të mrekullueshëm. Ai ishte i dashur nga të gjithë dhe do të na mungojë pa masë”, ka thënë Davie.

Redaktori i BBC World Affairs, John Simpson, tha në Twitter se është e vështirë për t’u gjetur një mik dhe koleg më i butë, më i sjellshëm, më mendjehollë e më i guximshëm.

George Alagiah in Baghdad

Nga lufta në luftë, gazetaria që lidhet me ndjeshmërinë

Ashtu siç u potencua nga Austin, që tha se “nëse gazetaria e mirë ka të bëjë me ndjeshmërinë, ajo shpesh është George Alagiah”, rrugëtimi i tij profesional qëndron pikërisht në këtë linjë.

Alagiah fitoi çmime për raportet mbi urinë dhe luftën në Somali në fillim të viteve 1990 dhe u nominua për një Bafta në 1994 për mbulimin e fushatës gjenocidale të Sadam Huseinit kundër kurdëve të Irakut verior.

Ai u emërua gjithashtu gazetari i vitit i Amnesty International në 1994, për raportimin mbi luftën civile në Burundi dhe ishte gazetari i parë i BBC që raportoi për gjenocidin në Ruandë.

Ai iu bashkua BBC-së si korrespondent i punëve të jashtme në vitin 1989 dhe më pas u bë korrespondent i Afrikës, kontinenti i fëmijërisë së tij.

Ai intervistoi fëmijë ushtarë në Liberi, viktima të përdhunimeve masive në Ugandë dhe dëshmoi uri dhe sëmundje pothuajse kudo.

“Ka një brez të ri në Afrikë”, shkruante ai, “brezi im, fëmijët e lirisë, të lindur dhe të edukuar në ato vite euforie pas pavarësisë, kemi pasur një shans. Nuk kemi bërë shumë me të”.

Histori të tjera që ai mbuloi në raportet e lajmeve dhe dokumentarët përfshinin tregtinë e organeve njerëzore në Indi, fëmijët e rrugës në Brazil, luftën civile në Afganistan dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Etiopi.

Ai intervistoi figura të rëndësishme duke përfshirë presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, Kryepeshkopin Desmond Tutu, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan dhe Presidentin Robert Mugabe të Zimbabvesë.

Duke kaluar në prezantimin e lajmeve, ai drejtoi BBC One O’Clock News, Nine O’Clock News dhe BBC Four News, përpara se të bëhej një nga prezantuesit kryesorë të Six O’Clock News në 2003.

George Alagiah, pictured July 2022

 

You Might Also Like

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës

PDK shpalos programin në Fushë Kosovë: Rinia është prioriteti!

LDK në Shtime premton projekte për zhvillim të kësaj komune

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Supertalenti i Ajaxit, objektiv serioz i Tottenhamit
Shqipëri, strategjia e KLGj-së për çështjet e prapambetura ngre debate
Presidentja Osmani priti në takim kosovaren e vetme në ligën elitare të basketbollit NBA
Një nga dietat më të fuqishme: Ja si të humbni 7 kilogramë në 7 ditë me kefir
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?