By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putini nënshkruan ligjin që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putini nënshkruan ligjin që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë
Rajon / Botë

Putini nënshkruan ligjin që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 4:56 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë për pesë vjet.

Sipas ligjit të ri, i cili u nënshkrua më 24 korrik, mosha maksimale e ushtarëve dhe rreshterëve rezervistë rritet nga 35 në 40 vjeç. Mosha maksimale e oficerëve të rangut të mesëm në rezervë rritet nga 45 në 50 vjeç dhe e oficerëve të lartë në rezervë nga 50 në 55 vjeç.

Gjatë çdo mobilizimi, mosha maksimale e oficerëve rezervistë rritet me pesë vjet të tjera.

Ky ligj krijon kushtet për punësim shtesë gjatë mobilizimit. Ai gjithashtu mundëson mobilizimin e pjesëmarrësve në kampet e trajnimit të luftës, rekrutimin e personave që tashmë janë mobilizuar, si dhe ruan statusin e rezervistit për rusët që kanë marrë leje qëndrimi ose shtetësi të një vend tjetër.

Ndryshimi i ligjit vjen në kohën kur Ukraina ka filluar një kundër-ofensivë ndaj Rusisë.

Të hënën, Rusia e ka akuzuar Ukrainën se është mbrapa sulmeve me dronë që i kanë dëmtuar të paktën dy ndërtesa në Moskë, në mëngjesin e së hënës.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ka raportuar se një dron ka rënë afër Ministrisë së Mbrojtjes.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se sulmet me dronë i kanë goditur ndërtesat “jo të banueshme” rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Ai ka thënë se ndërtesat nuk kanë pësuar ndonjë dëm të madh.

Moska e ka akuzuar edhe në të kaluarën Ukrainën për kryerje të sulmeve me dronë.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia ka thënë se Ukraina ka nisur sulme me dronë në Moskë, duke rezultuar me ndërrim të kahes së fluturimeve që do të duhej të ateronin në Aeroportin ndërkombëtar Vnukovo.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Më herët, në maj, Kievi e ka mohuar kryerjen e një sulmi me dronë në Kremlin, të cilin Rusia e ka konsideruar si tentim-vrasje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku

Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi – “Gjëmba” territoriale

Rrëshqitje dheu përfshin një fshat në Java Perëndimore

Strategjia e re e mbrojtjes së SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Diaspora serbe me billborda kundër Kosovës e Kurtit në New York

Kosova Times Kosova Times September 25, 2025
Shkencëtarët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht në një njeri
Malajzi, dy të vdekur dhe disa të plagosur në një aksident autobusi
A ka një datë skadence parfumi dhe sa kohë mund të përdoret?
Inteligjenca britanike: Prigozhin ka shumë gjasa të ketë vdekur, por ende s’ka konfirmim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?