By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Unë ushtari besnik i atdheut tim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Unë ushtari besnik i atdheut tim!
Opinion

Unë ushtari besnik i atdheut tim!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 2:36 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Jo pa të drejt, disa nga miqtë dhe familjarët e mi, kanë filluar të shqetësohen për fatin tim, shkaku i kërcënimeve dhe shantazheve në vijimësi nga çarqe të caktuara, të cilat për qëllim e kanë ndalimin tim në mos kundërshtimin e veprimeve antikombëtare, antikushtetuese dhe antishtetërore të kastës politike në pushtet dhe opozitë. Megjithatë unë nuk tërhiqem nga e drejta për t’i dalë zot vendit dhe popullit tim të nëpërkëmbur nga kusarët politikë, të cilët nga hiqi janë shndërruar në multimilionerë karshi një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendin e vet.

Paanshmëria e vlerësimit analitik 

Ashtu siç më njohin lexuesit, unë në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës, asnjëherë nuk udhëhiqem nga mënia dhe inatet personale, por nga dashuria që kam ndaj atdheut tim të shenjt-Kosovës dhe bashkëkombësve të mi.

Unë asnjëherë deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht kush ka qenë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista politike për interesa personale të kujtdo qofshin ato.

“Mazraku në thes nuk hyn”, e thotë një fjalë e urtë popullore.

Dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo klasë politike janë të mëdha dhe të pariparueshme.

E kam thënë vite më parë, po e përsëris prapë, sikur të ishte i vetëm një politikan i keq, e keqja për vendin do të ishte më e vogël.

Kjo po dëshmohet edhe me qeverisjen e fundit, e cila për një kohë të shkurtër në qeverisje e dërgojë vendin në theqafje politike, në izolim dhe sanksione ndërkombëtare.

Dialogu i Brukselit e zhveshi Kosovën nga identiteti shtetëror 

Nëse e vlerësojmë nga këndvështrimi analitik momentin e shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të sipas pakos së “Ahtisarit”, prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, e cila me më pak se 5 % të popullsisë gëzon më shumë të drejta sesa shumica dërrmuese e popullatës shqiptare në Kosovë, precedent ky i paparë dhe padëgjuar në botën demokratike”, në fazën finale të dialogut të Brukselit “banane republika e Kosovës po del e zhveshur komplet nga identiteti shtetërorë dhe ai kombëtar.

Bërja hisedare e Serbisë në të gjitha asetët e shtetit dhe gjitha institucionet e Kosovës në njërën anë dhe dominimi ekonomik dhe politik i Serbisë në vendin tonë në anën tjetër, e ka shndërruar Republikën e Kosovës në “banane republikë”!

Si rezultat i kësaj situate, qytetarët e vendit dita-ditës janë duke e braktisur vendin, jo shkaku i dhunës dhe represionit të pushtuesve serb, por për shkak të keq-qeverisjes së klasës politike shqiptare, e cila ua humbi të gjitha shpresat, duke ua bërë jetën ferr shqiptarëve në Republikën e Kosovës.

Unë biri yt Kosovë 

Të vërtetën duhet thënë ashtu siç është lakuriqe, të pa kamufluar. Ngase një popull që falsifikon të sotmen, të ardhmen do ta ketë edhe më të hidhur.

Ashtu siç e ceka në fillim, unë nuk kam asgjë personale me liderët shtetëror dhe partiak, nuk kam asnjë preferencë të veçantë për ndonjë subjekt të caktuar politik, pra jam apartiak.

Sikurse i kam kritikuar veprimet e liderëve shtetëror, ashtu edhe i kam mbështetur në momente të caktuara.

I tillë do të mbetëm, përherë ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkëkombësve të mi dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Unë biri yt, që lutem e punojë ditë e natë për ty Kosovë, edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve nuk do të ndalem për asnjë çast së punuari dhe vepruari për të mirën e vendit dhe qytetarëve të vendit tim për t’i dalë zot shtetit tim.

Me ndihmën e qytetarëve do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit, do ta gjejë alternativën e veprimit politik për ta bërë ndryshimin epokal dhe kthimin e shpresës për jetë në vendin më të bukur në botë-Dardaninë tonë antike.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!

You Might Also Like

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: Nuk udhëhiqet shteti me ushtrues detyre!

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Moldavia, Rumania e Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e dezinformatave ruse
Aksident me fatalitet në Konjuh të Lipjanit
Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat shënojnë rritje
Zierje me thjerrëza dhe patate: Një pjatë e mbushur dhe e shijshme në një lugë në pothuajse një orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?