By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kombet myslimane e dënojnë djegien e Kuranit në Danimarkë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kombet myslimane e dënojnë djegien e Kuranit në Danimarkë
Rajon / Botë

Kombet myslimane e dënojnë djegien e Kuranit në Danimarkë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/25 at 11:30 AM
Kosova Times Published July 25, 2023
Share
SHARE

Iraku dhe disa shtete tjera me shumicë myslimane, e kanë dënuar ashpër djegien e Kuranit të hënën nga një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë.

Ky grup i ekstremit të djathtë e ka transmetuar drejtpërdrejt kryerjen e një akti të ngjashëm edhe të premten në Facebook.

Rreth 1.000 protestues në Bagdad kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e Danimarkës, pas incidentit.

Ministria e Jashtme e Irakut ka thënë se veprime të tilla lejojnë që “virusi i ekstremizmit dhe urrejtjes” të përbëjë “kërcënim të vërtetë për bashkëjetesën paqësore të shoqërive”.

Myslimanët e konsiderojnë përmbajtjen e Kuranit si fjalë të Zotit, dhe çdo dëm që i shkaktohet librit me qëllim, konsiderohet mungesë respekti dhe ofendim i rëndë për ta.

Javën e kaluar, turmat ia kanë vënë flakën Ambasadës së Suedisë në Bagdad, pas planeve për djegie të Kuranit në Stokholm.
Akti i fundit që ka ndodhur në Kopenhagë ka nxitur marshe edhe në kryeqytetin e Jemenit, Sana, ku është shprehur zemërim i thellë për Danimarkën dhe Suedinë, që kanë lejuar akte të tillë.

Turqia e ka konsideruar incidentin si “sulm të neveritshëm” ndaj Kuranit, derisa Ministria e Jashtme e Algjerisë i ka ftuar për intervistë ambasadorët e Danimarkës dhe Suedisë për t’i dënuar aktet.

Edhe në Iran ka pasur protesta të shtunën lidhur me këto akte.

Mediat lokale në Katar kanë raportuar se tregu më i madh i shtetit, Souq Al Baladi i ka larguar të gjitha produktet suedeze nga vitrinat, si shenjë proteste.

Danimarka e ka dënuar djegien e Kuranit duke thënë se “këto akte provokative dhe të turpshme nuk e përfaqësojnë Qeverinë daneze.

Autoritetet e Suedisë e kanë dënuar djegien e librit të shenjtë dhe aktin e kanë konsideruar si islamofobik.

You Might Also Like

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë

Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius

Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein

Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë

Kosova Times July 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 22 gusht 2024!

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Rusia dhe Ballkani: Kush është dhëndri më i pasur rus dhe “serb” Andrei Melnichenko, i akuzuar për korrupsion të dyshuar
New York Times: Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim ndaj amerikanëve që kanë punuar me kanalet televizive ruse
Stano: Vendimi për ndërprerjen e ekipit menaxhues cenon frymën e marrëveshjes së dialogut
Turqia do të zhvillojë bisedime për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?