By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gratë çeçene në vitin 2025: Tragjedi, dhunë dhe mungesë mbrojtjeje jashtë rajonit
January 21, 2026
Këshilli i Evropës krijoi një gjykatë për krimin e agresionit
January 21, 2026
Putin: Mund t’i paguajmë Këshillit të Paqes 1 miliard nga asetet e ngrira të Rusisë
January 21, 2026
Një grua e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse është ndaluar në Gjermani
January 21, 2026
Pronari i barit në Crans Montana zemëron familjet e viktimave me një fjali të vetme
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalt në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalt në ShBA
Rajon / Botë

Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalt në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2023/07/25 at 11:33 AM
Kosova Times Published July 25, 2023
Share
SHARE

Një valë e stërzgjatur e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritje të numrit të pacientëve të djegur rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me objekte apo sipërfaqe të nxehta.

Mjekët në Arizona kanë thënë se disa pacientë janë lënduar pasi kanë rënë në asfalt, i cili është përvëluar nga dielli.

Qyteti i Feniksit i ka regjistruar më shumë se 24 ditë rresht me temperatura mbi 43 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se këto temperatura përbëjnë rrezik të madh dhe u kanë thënë njerëzve që t’i ikin sa më shumë vapës.
Mjeku Kevin Foster nga Qendra e Arizonës për Djegie, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gati të gjithë 45 shtretërit janë të zënë, dhe pothuajse një e treta e pacientëve vuajnë nga djegiet e rënda nga kontakti me asfalt apo sipërfaqe tjera të nxehta.

“Periudha e verës është si rëndom e ngarkuar, kjo nuk është befasi, mirëpo shifrat këtë herë janë pak më të larta sesa që kemi pritur”, ka thënë ai, duke shtuar se numri i pacientëve të rinj e ka tejkaluar numrin e pacientëve të pranuar në verën e vitit 2022.

Shumica e pacientëve janë të vjetër, të cilët mund të jenë rrëzuar në asfalt, si pasojë e të nxehtit, apo fëmijët, që nuk e kanë parasysh rrezikun e rrëzimit mbi këto sipërfaqe.

Megjithatë, ai ka thënë se problemin më të madh e kanë me përdoruesit e drogës, të cilët shpesh janë të dehidruar dhe mund të alivanosen kudo.

Kjo qendër është duke i trajnuar edhe mbi 150 pacientë tjerë, të cilët nuk janë shtrirë në spital, mirëpo kanë nevojë të trajtohen për shkak të kontaktit me sipërfaqe të nxehta, siç është metali i makinës apo rripi i sigurisë.

Hulumtuesit kanë thënë se brendësia e një makine dhe sipërfaqja e asfaltit të errët ,mund të jenë shumë më të nxehta sesa temperatura e ajrit.

Sipas tyre, kontakti me metal apo asfalt vetëm për pak sekonda, mund të mjaftojë për të shkaktuar djegie të rëndë.

You Might Also Like

Gratë çeçene në vitin 2025: Tragjedi, dhunë dhe mungesë mbrojtjeje jashtë rajonit

Këshilli i Evropës krijoi një gjykatë për krimin e agresionit

Putin: Mund t’i paguajmë Këshillit të Paqes 1 miliard nga asetet e ngrira të Rusisë

Një grua e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse është ndaluar në Gjermani

Pronari i barit në Crans Montana zemëron familjet e viktimave me një fjali të vetme

Kosova Times July 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përurohet kompleksi memorial për ushtarët e UÇK-së në fshatin Marec

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të FFS ndaj Kosovës
Horoskopi ditor për 1 janar 2024: Bricjapi do të dëshirojë të përsërisë pritjen
Murati: Votimi i fshehtë është mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi
Ndryshimet klimatike dhe cenimi i zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?