By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Adem Demaçi, një figurë aq e jashtëzakonshme saqë unike e kombit shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Adem Demaçi, një figurë aq e jashtëzakonshme saqë unike e kombit shqiptar
Lajme

Kurti: Adem Demaçi, një figurë aq e jashtëzakonshme saqë unike e kombit shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 10:18 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

Nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt sot Akademi Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, me rastin e pesëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti fjalën e tij e filloi duke thënë se sa herë që i vjen rasti të flas apo të shkruaj për Adem Demaçin, përballet me vështirësinë e të orientuarit në botën aq të madhe që ai e ka ndërtuar me vepra dhe që e ka lënë pas me trashëgiminë jetësore të tij.

“Nga cili fill t’ia nisesh shpalosjes së jetës së këtij njeriu kaq të veçantë saqë autentik në historinë politike të shqiptarëve dhe të Evropës në shekullin e  XX. Për ata që nuk kanë patur fatin ta njohin nga afër, besoj që porta e duhur për t’u futur në botën e Adem Demaçit, është duke e lexuar romanin e tij autobiografik Dashuria kuantike e filanit, ku ai e rrëfen jetën e ti”, u shpreh kryeministri.

Duke kujtuar rrugëtimin e Adem Demaçit dhe rezistencën e tij, kryeministri tha se baca Adem shihej si problematik për pushtetin shtypës të Beogradit, meqë e kishte kundërshtuar nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi dhe aksionet përndjekëse për grumbullimin e armëve.    

Gazetar dhe shkrimtar në profesion, guximtar dhe patriot në drejtim, aktivist dhe politikan në veprim, disident dhe i pathyeshëm në metoda, i ditur në mendje dhe njerëzor në zemër. Ky, sipas kryeministrit, ishte Adem Demaçi përballë shkrimit, përballë burgjeve, përballë lirisë dhe përballë historisë.

Kryeministri Kurti përmbylli fjalën e tij duke i shprehur lavdi jetës aq unike dhe veprës aq autentike të Adem Demaçit për jetë e mot!

Përpos kryeministrit, nga një fjalë rasti mbajtën edhe z. Shefki Sadiku, Kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë dhe Abetare Demaçi, vajza e veprimtarit dhe intelektualit z. Adem Demaçi.

Ndërkaq, kjo Akademi u përcoll edhe me performancë muzikore nga Avni Mula me  “Agimet shqiptare” , “Mes dashurive” – Çesk Zadeja, “Kroi i fshatit tone” – Kristo Kono, “O vendi im” – Rashid Krasniqi, “Unë, biri yt Kosovë” Feim Ibrahimi, interpretuar nga znj. Besa Llugiqi, soprano dhe z. Valton Beqiri, piano. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive

Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

LDK mblidhet, pa deklarata për Abdixhikun

Ambasadori gjerman viziton Fondacionin Jahjaga dhe muzeun `Moment`

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia britanike përgatitet për protesta të reja antimyslimane

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
Në nderim të Epopesë së Dukagjinit, Deçani organizon aktivitete kulturore
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
Torres: Do të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO
Një burrë u ther për vdekje në Vjenë, arrestohen kroat dhe serb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?