By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lideri i Kamboxhias jep dorëheqje pas katër dekadave, ia kalon postin djalit të tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lideri i Kamboxhias jep dorëheqje pas katër dekadave, ia kalon postin djalit të tij
Rajon / Botë

Lideri i Kamboxhias jep dorëheqje pas katër dekadave, ia kalon postin djalit të tij

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 3:26 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen – një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë – ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe do t’ia dorëzojë këtë pozitë djalit të tij gjatë javëve të ardhshme.

Njoftimi të cilin transmetuesi publik britanik BBC e cilëson si “të parashikuar”erdhi tre ditë pasi partia e tij i fitoi sërish zgjedhjet.

Hun Sen, 70 vjeç, është bërë gjithnjë e më autoritar pas gati katër dekadash sundimi, thonë analistët.

Ai kishte njoftuar se do të niste një tranzicion në vitin 2021, por deri të mërkurën, askush nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë.

Djali i tij i madh, Hun Manet, ka qenë prej kohësh duke u përgatitur për këtë rol dhe deri vonë ishte komandant i Ushtrisë Mbretërore Kamboxhiane.

Të mërkurën, Hun Sen tha se djali i tij do të emërohet kryeministër i vendit më 10 gusht.

“Dëshiroj të kërkoj mirëkuptim nga populli pasi nuk do të vazhdoj si kryeministër”, tha ai në një transmetim të vecantë në televizionin shtetëror.

Ai tha se do të tërhiqej pasi qëndrimi i tij në detyrë mund të shkaktojë destabilitet. Megjithatë, ai do ta mbajë udhëheqjen e Partisë Popullore Kamboxhiane në pushtet. Analistët politikë thonë se përmes kësaj pozitë, ai do të vazhdojë ta mbajë kontrollin përfundimtar.

Më herët të mërkurën, Hun Sen u pa në një vizitë në pallatin e monarkut kamboxhian për ta njoftuar për vendimin e tij. Media shtetërore kamboxhiane transmetoi pamjet e takimit.

Hun Manet, 45 vjeç, mori një rol udhëheqës në fushatën për zgjedhjet e 23 korrikut të këtij viti dhe shpesh u pa në tubime të rëndësishme pranë babait të tij, i cili ka drejtuar vendin e Azisë juglindore prej 16 milionë banorësh që nga viti 1985.

Zgjedhjet e së dielës u panë gjerësisht si jokonkurruese sepse e vetmja parti e besueshme opozitare u diskualifikua nga votimi.

Në fletëvotim kishte edhe 17 parti të tjera, por ato ishin të gjitha shumë të vogla, të reja ose të lidhura me partinë në pushtet, kështu që nuk konsideroheshin si një alternativë reale për votuesit.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mehmet Loci duhet të shkojë te Blerim Isufaj e jo te Ermal Panduri

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Izraeli i sulmon Gazën, Sirinë e Bregun Perëndimor, rritet rreziku i ndezjes së luftës në fronte tjera
Ish-këshilltari i Trump dënohet me katër muaj burg pasi refuzoi të dëshmonte për sulmin e 6 janarit
Punëdhënësit po përballen me mungesë të punëtorëve, nuk i josh as paga
Gazetares së REL-it, Kurmasheva, i zgjatet paraburgimi në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?