By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim
Rajon / Botë

Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 4:36 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

“Mbaj mend se vetëm pak çaste pas tërmetit, një fëmijë e nxorën nga shtëpia që ishte kthyer në gërmadhë. Këtë fotografi e kam akoma të kristalizuar në memorien time”, rikujton për Radion Evropa e Lirë Lubomir Dërnkovski mëngjesin e 26 gushtit të vitit 1963, kur Shkupi u trand nga një tërmet katastrofal.

Dërnkovski thotë se për fat të mirë, ai atëherë 25 vjeç, dhe motra e tij kishin shpëtuar pa lëndime nga tërmeti përderisa prindërit ndodheshin në pushime në Ohër. Shtëpia e tyre e cila ndodhej përballë Postës së Qytetit kishte pësuar dëmtime të mëdha.

“E tmerrshme ishte pamja kur erdha te parku para Postës. Gjithçka ishte rrënuar, kishte shumë viktima”, tregon Dërnkovski.

Ai thotë se menjëherë pas tërmetit nga ndihmat e shumta nga e mbarë bota Shkupi filloi të marrë pamjen e një qyteti metropol.

“Megjithëse qyteti fillojë zgjerohej dhe të marrë një pamje krejtësisht tjetër, vëmendje e posaçme i kushtohej gjelbërimit”.

“Gjithçka filloi të marrë tatëpjetën në vitet ‘90 përkatësisht pas vitit 2000 kur mafia urbane, e shihni përmes lejeve për ndërtim, i zhduku hapësirat me gjelbërim duke i shndërruar ato në beton”, thotë Dërnkovski.

Edhe Idriz Aliovski nga lagja e Seravës, në Komunën Çair të Shkupit, thotë se kjo lagje ishte nga më të bukurat e Shkupit, me shtëpi që fshiheshin në gjelbërimin e oborreve të mëdha. Ai thotë se tani jo vetëm që është lënë pas dore, sa i përket investimeve në infrastrukturë, por mbindërtimet e kanë bllokuar lëvizjen ajrit.

“Nuk ekzistonte atë kohë asnjë nga këto objekte që duken si gërmadha betoni. Edhe pas tërmetit Çairi ishte i bukur me shumë drunj dhe gjelbërime deri në pavarësinë e Maqedonisë (së Veriut)”.

“Mbaj mend se këtu ishte tregu i kafshëve, kishte aq shumë hapësira të gjelbra, edhe pse vetëm një apo dy kilometra nga sheshi i Shkupit. Ndihej flladi i erës edhe në ditët e nxehta… Tash më ka marrë malli të ndiej erën. Nga ndërtesat e shumta nuk ka rrymim të erës, edhe pse përmes qytetit e kemi lumin Vardar që gjithmonë fryn era e Vardarit”, thotë Aliovski.

Lumi Vardar, fotografi e bërë më 2021.
Lumi Vardar, fotografi e bërë më 2021.

“Unë jam 74 vjeç, kisha vetëm 13 vjet e ca kur ndodhi tërmeti, të kuptohemi nuk jam kundër ndërtimeve, sepse është e natyrshme që të ndryshohen gjërat, por kur ndërtohet duhet mbajtur llogari për parkingje, për trotuare po edhe për hapësira me gjelbërim ku mund të pushojmë ne më të moshuarit po edhe fëmijët. Por, për fat të keq kjo aspak nuk është respektuar”, thotë ai.

Nga tërmeti me fuqi prej 6.1 shkallësh të Rihterit që goditi Shkupin më 26 korrik të vitit 1963, humbën jetën 1.070 persona, ndërsa rreth tre mijë persona morën lëndime. Dridhjet e shkaktuara nga tërmeti u ndien në një perimetër prej 50 kilometrash katrorë.

Nga ky tërmet u shkatërruan 15 mijë objekte banimi, ndërsa u dëmtuan rreth 28 mijë të tjera.

Shtëpia e Oficerëve në Shkup pas tërmetit të 26 korrikut.
Shtëpia e Oficerëve në Shkup pas tërmetit të 26 korrikut.

Dy vjet pas tërmetit, Shkupi si qytet filloi të ndërtohet në bazë të planit urbanistik të hartuar nga arkitekti japonez Kenzo Tange.

Përderisa Shkupi kujton tërmetin katastrofal të vitit 1963, imponohet pyetja nëse gjatë miratimit të planeve urbanistike mbahet llogari për sa i përket sigurisë gjatë katastrofave apo tërmeteve.

Mishko Ralev, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë së Veriut thotë se Shkupi pas 60 vjetësh është shumë larg planit të hartuar nga arkitekti japonez, Kenzo Tange.

“Sot Shkupin nuk mund ta njohim. Këtij qyteti i ndodhën disa katastrofa të kohës, në lëmin e arkitekturës dhe urbanizmit”, thotë Ralev duke nënvizuar se në bazë të ideologjisë në kohën e ish-Jugosllavisë Shkupi duhej të reflektonte një qytet modern për sa i përket infrastrukturës.

Ralev thotë se ndërtimet e shumta, shpesh pa plan, me objekte të egra që legalizohen, e bëjnë të pasigurt kryeqendrën e Maqedonisë, veçanërisht nëse ndodh ndonjë katastrofë si tërmeti, pasi shumë objekte nuk janë të qasshme.

“Parë dendësinë dhe lartësinë e objekteve të ndërtuara, mund të themi se është bërë problematike siguria e objekteve në raport me post-katastrofat nëse eventualisht përballet qyteti, pasi shumë objekte ku do të duhej ndihmuar apo intervenuar në të gjitha aspektet, nuk janë të qasshme”, vlerëson Ralev.

Qyteti i Shkupit njihet si qyteti i solidaritetit pasi menjëherë pas rrënimit nga tërmeti, për ndërtimin e tij erdhën ndihma nga e mbarë bota, kështu që shumë lagje dhe objekte njihen në bazë të emrit të shtetit që ka kontribuar për ndërtimin e tyre.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ekzekutohet gazetari i kronikës së zezë

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu
Baraliu: Kosova e suksesshme për demokraci elektorale
Shefi i Wagner-it i bën thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës
Moti në Shqipëri kryesisht i qëndrueshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?