By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 11, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët
December 11, 2025
Sulmet ukrainase me dronë paralizojnë aeroportet e Moskës
December 11, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme
Lajme

40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 10:32 AM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, paga jo e dinjitetshme dhe kushtet jo të mira të punës, janë disa nga problemet me të cilat vazhdon të përballet Policia e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili ka bërë të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 pjesëtarë të policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme. Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se me gjithë rrezikshmërinë që mbart mbi vete Policia e Kosovës, që nga themelimi e deri me tani, ende mbetet jashtë sigurimit shëndetësor dhe jetësor.

“Qe 24 vite është themeluar Policia e Kosovës dhe nuk kemi sigurim shëndetësor dhe as jetësor, ndërsa bazuar në specifikat e punës, PK del ndër më e rrezikuara gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kemi 22 zyrtarë policorë që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, mbi 4 mijë raste të lëndimeve në detyrë e që një pjesë e tyre kanë mbet me invaliditet të përhershëm”, ka thënë Zeqiri për RTK.

Duke folur në emisionin “Fokus” në Radio Kosovë, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, përmendi edhe ndryshimet, që ka pësuar Policia e Kosovës, me Ligjin e ri të Pagave.

“Është kufizuar me 1 për qind të buxhetit të pagave shtesa për rrezikshmëri, e cila qe 6 muaj ende nuk është ekzekutuar me pagat e zyrtarëve policorë. Me Ligjin e ri të Pagave janë goditur edhe pensionistët, ku deri më tani i vetmi shpërblim për zyrtarë të PK kanë qenë tri paga jubilare, tash edhe ato janë anuluar”, u shpreh tutje kryesindikalisti.

Zeqiri tha se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth 40 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, e që shumica prej janë për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, përderisa paralajmëroi edhe dorëheqje të tjera, nëse vazhdohet me këtë trend.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, ndërsa për vitin e kaluar janë 100. Në rast se vazhdohet kështu me këto kushte që punon Policia e Kosovës, dhe nuk ka ndonjë reflektim konkret nga qeveria,  paralajmërime për dorëheqje ka shumë”, ka deklaruar Imer Zeqiri.

Kryesindikalisti Imeri Zeqiri tha se muajt e fundit për sa i përket mjeteve logjistike dhe uniformave, është kompletuar vetëm policia që vepron në veri të vendit. Ndryshe ditë më parë Sindikata e Policisë se Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar me mbi 62 për qind të pjesëtarëve të saj, që ka të bëjë me pakënaqësinë që kanë ndaj ligjit të pagave.

 

You Might Also Like

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët

Sulmet ukrainase me dronë paralizojnë aeroportet e Moskës

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadorja amerikane: Interesi i SHBA-së është të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
“Sanksionet e papara” s’e ndalën makinën luftarake të Putinit
Rrugëtimi 25-vjeçar i Kosovës nga bombardimet në ëndrrën për hyrje në NATO
Moti në Shqipëri me kthjellime
Rexhepi pas takimit me Sveçlën: Vendkalimi kufitar Restelicë-Strezimir do të jetë i hapur nga 15 korriku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?