By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis gjyqi ndaj gazetares bjelloruse të akuzuar për ekstremizëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nis gjyqi ndaj gazetares bjelloruse të akuzuar për ekstremizëm
Rajon / Botë

Nis gjyqi ndaj gazetares bjelloruse të akuzuar për ekstremizëm

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 1:21 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Gjykata rajonale Homel në pjesën juglindore të Bjellorusisë ka nisur gjyqin ndaj gazetares Larysa Shchyrakova. Ajo akuzohet se lehtësoi kryerjen e aktiviteteve ekstremiste dhe diskreditimit të Bjellorusisë, në mes të tentativës së liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka, për t’i heshtur disidentët.

Gjyqtari Mikalay Dolya nisi gjyqin që po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura më 27 korrik.

Shchyrakova ishte arrestuar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Organizatat bjelloruse të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar atë si të burgosur politik.

Zyrtarët thonë se Shchyrakova publikoi materiale në internet që “diskreditonin” vendin dhe e akuzojnë atë se mblodhi informacione për grupin e të drejtave të njeriut Vyasna me bazë në Minsk, si dhe kanalin televiziv Belsat me bazë në Poloni.

Bjellorusia e cilësoi Belsatin “ekstremist” dhe e ndaloi transmetimin e tij në vend në vitin 2021, mes presioneve në rritje ndaj medias dhe shoqërisë civile.

Nëse shpallet fajtore, Shchyrakova mund të përballet me deri në shtatë vjet burgim.

Një ditë më parë, një gjykatë në qytetin perëndimor në Hrodna dënoi gazetarin Paval Mazheyka dhe ish-avokaten Yulia Yurhilevich me nga gjashtë vjet burgim mbi akuzat për lehtësim të aktiviteteve ekstremiste.

Mazheyka dhe Yurhilevich u shpallën fajtorë për grumbullimin e informacioneve për televizionin Belsat në lidhje me vendimin e Kolegjit të Avokatëve në Hrodna për ta dëbuar Yurhilevichin dhe për ta anuluar licencën e saj për të ushtruar profesionin e avokatit vitin e kaluar.

Mazheyka u shpall gjithashtu fajtor për dorëzimin e informacionit në Belsat për persekutimin e artistit Ales Pushkin.

Të dy u deklaruan të pafajshëm.

Shumë gazetarë, aktivistë të të drejtave dhe përfaqësues të institucioneve demokratike janë burgosur në Bjellorusi që nga zgjedhjet presidenciale të gushtit 2020, për të cilat politikanët e opozitës, shtetas bjellorusë dhe qeveritë perëndimore thanë se ishin të manipuluara.

Mijëra janë arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare për rezultatet e zgjedhjeve dhe disaraporte të besueshme kanë njoftuar për torturim dhe keqtrajtim nga forcat e sigurisë. Disa njerëz kanë vdekur.

Lukashenka ka refuzuar të negociojë me opozitën dhe shumë nga liderët e saj ose janë arrestuar, ose janë detyruar të largohen nga vendi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkon si fitues të zgjedhjeve dhe kanë vendosur disa runde sanksionesh ndaj tij dhe ndaj regjimit të tij.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sergey Lavrov i quan lajmet për dërgesat e armëve iraniane në Rusi “fabula”. Meduza publikon prova se Moska po blen armë nga Teherani

Kosova Times Kosova Times August 18, 2025
Izraeli sulmon anëtarët e Hezbollahut afër kufirit me Libanit
Kompanitë ruse filluan të falimentojne masivisht
Shiu vërshon Prishtinën
Krasniqi: Ka rrezik për përshkallëzim në veri, Kurti të flasë për seriozitetin e situatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?