By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja bën gati masat e reja për ta ndihmuar luftën kundër motit ekstrem
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja bën gati masat e reja për ta ndihmuar luftën kundër motit ekstrem
Rajon / Botë

ShBA-ja bën gati masat e reja për ta ndihmuar luftën kundër motit ekstrem

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 2:18 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Përderisa miliona amerikanë po përballen me nxehtësi të madhe në të gjithë pjesën jugperëndimore të ShBA-së, presidenti Joe Biden planifikon të shpallë hapa të rinj për t’i mbrojtur punëtorët, për t’i përmirësuar shërbimet e parashikimit të motit dhe për ta bërë ujin e pijshëm më të qasshëm, tha Shtëpia e Bardhë më 27 korrik.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e përshkroi valën e të nxehtit si “një kohë të vështirë” dhe tha se Biden po e trajtonte ndryshimin e klimës me “urgjencën e nevojshme”.

Presidenti demokrat ka nxitur Departamentin amerikan të Punës t’i shtojë inspektimet e vendeve të punës potencialisht të rrezikshme, si fermat dhe kantieret e ndërtimit. Ai gjithashtu kërkoi inspektime më të shpeshta në vendet e punës për të verifikuar nëse po respektoheshin masat e sigurisë së nxehtësisë.

Si pjesë e nismës, departamenti amerikan do t’i njoftojë punëdhënësit dhe punonjësit për mënyrat se si të qëndrojnë të mbrojtur nga nxehtësia ekstreme, që ka vrarë 436 punëtorë që nga viti 2011, sipas statistikave federale.

Administrata e Bidenit planifikon të shpenzojë shtatë milionë dollarë për të zhvilluar parashikime më të detajuara të motit në mënyrë që të parashikohet moti ekstrem, si dhe 152 milionë dollarë për ta përmirësuar infrastrukturën e ujit të pijshëm në Kaliforni, Kolorado dhe Uashington.

Udhëheqësit e Feniksit dhe San Antonios, dy qytete që kanë vuajtur nga valët e të nxehtit, pritet të marrin pjesë virtualisht në eventin e Shtëpisë së Bardhë.

Në Feniks, që 27 ditë rresht janë tejkaluar temperaturat prej 43 gradë Celsius. Në zonën Maricopa, ku ndodhet qyteti, raportoi së fundmi se ishin regjistruar 18 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 11 prillit dhe 15 korrikut. 69 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar. Në këtë zonë ishin raportuar 425 vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, në San Antonio pati të paktën 15 ditë rresht me temperatura mbi 38 gradë Celsius. Të paktën 13 vdekje në Teksas janë fajësuar për të nxehtin ekstrem.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Zelensky zotohet se Ukraina do të “rezistojë” pas sulmeve të reja ruse
Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit
Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?