By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gati 200 milionë njerëz në ShBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gati 200 milionë njerëz në ShBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje
Rajon / Botë

Gati 200 milionë njerëz në ShBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje

Kosova Times
Last updated: 2023/07/28 at 3:58 PM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Gati 200 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose rreth 60 për qind e gjithsej popullsisë së ShBA-së, janë nën paralajmërim për të nxehtit ose për përmbytje, teksa temperaturat e larta po përhapen dhe stuhi të reja priten në zona të reja.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë “e rrezikshme” e të nxehtit e kaploi verilindjen dhe qendrën e Atlantikut më 27 korrik dhe do të vazhdojë deri në fundjavë. Stuhi të forta dhe përmbytje të shpejta parashikohet se mund t’i godasin zonat në verilindje dhe jug.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në periudha të zgjatura dhe më të shpeshta të motit ekstrem.

Parashikimi për vapën e vazhdueshme vjen një ditë pasi Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus shpallën korrikun e vitit 2023 muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Të enjten, nxehtësia dhe lagështia në qytetet e mëdha përgjatë Bregut Lindor, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Jorkun, bënë që temperaturat të ishin ndjeshëm mbi 38 gradë Celsius.

Për shkak të nxehtësisë ekstreme, dy nga rrjetet më të mëdha të energjisë në vend janë nën stres, gjë që mund t’ua limitojë amerikanëve mundësinë për t’u freskuar.

Rrjeti më i madh energjetik i vendit, PJM Interconnection, shpalli alarmin e emergjencës energjetike të nivelit të parë për rrjetin e tij në 13 shtete më 26 korrik, që do të thotë se kompania është e shqetësuar për aftësinë e saj për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme.

“PJM-ja aktualisht ka gjenerim të mjaftueshëm për ta përmbushur kërkesën e parashikuar, por operatorët vazhdojnë të monitorojnë kushtet e rrjetit për çdo ndryshim”, tha Jeffrey Shields, një zëdhënës i kompanisë.

PJM-ja nuk është i vetmi rrjet elektrik që ka lëshuar një alarm të tillë. Operatori i Pavarur i Sistemit Midcontinent, i cili mbulon kryesisht shtetet në Rrafshnaltën e Mesme dhe Veriore, lëshoi një alarm të ngjashëm më 27 korrik.

Operatori i Pavarur i Sistemit të Kalifornisë lëshoi gjithashtu një alarm emergjence energjie për mbrëmjen e 26 korrikut, pjesërisht për shkak të nxehtësisë së tepërt në Kaliforninë Jugore, por alarmi u shua në po të njëjtën ditë.

Një zëdhënës i Këshillit të Besueshmërisë Elektrike të Teksasit tha se ata presin që rrjeti i tyre të funksionojë si zakonisht, përkundër valës së fundit të motit ekstrem në të gjithë vendin.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Papa Françesku paralajmëron vizitën në Kosovë, nuk ka përcaktim date

Kosova Times Kosova Times August 4, 2023
Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist ndaj Kosovës
“Rasti Dehari”, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli
Shtetet e Bashkuara negociata me Rusinë për shkëmbimin e Evan Gershkovich
Berisha: Fushë Kosova përkrah Partinë Liberale Egjiptiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?