By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti priti në takim Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kurti priti në takim Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030
Sport

Kurti priti në takim Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova Times
Last updated: 2023/07/28 at 6:33 PM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, ka pritur sot në kryeministri Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030, të kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellë nga Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis.

Duke i uruar mirëseardhje në vendin tonë, ai tha se sporti dhe aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme për Qeverinë, shtetin e Kosovës dhe shoqërinë tonë. Disa prej momenteve më të çmueshme dhe krenarie për vendin tonë janë pikërisht sukseset e jashtëzakonshme të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

“Vetë ideja dhe mundësia e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 është një rast i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh ndikimin pozitiv që do të kishte në shoqërinë tonë dhe zhvillimin e vendit”, u shpreh kryeministri Kurti para anëtarëve të komisionit vlerësues, teksa shtoi se Lojërat Mesdhetare 2030 paraqesin platformën ideale për të krijuar mundësi për zhvillimin e të rinjve tanë dhe që ata të angazhohen në sport dhe aktivitete fizike.

Organizim i Lojërave Mesdhetare 2030 do të kishte ndikim pozitiv në konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare, përmirësim dhe investime në infrastrukturë fizike të modernizuar, në ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv, si dhe fuqizim të sportit dhe zhvillim të qëndrueshëm të tij, u tha në takim nga delegacioni i Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër, Kryeministri Kurti u shpreh se organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, në edicionin e 21-të të kësaj ngjarje multi-sportive do të shënojë moment historik në nivel rajonal, marrë parasysh që herën e fundit kur këto lojëra janë mbajtur në Ballkan ka qenë para gati gjysmë dekade, në Split të Kroacisë, në vitin 1979. Ai tha se Qeveria bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës, janë plotësisht të përkushtuara në organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive.

Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis u shpreh i nderuar dhe falënderues për mikpritjen që po i bëhet Komisionit gjatë qëndrimit në Kosovë. Ai tha se kjo vizitë është e rëndësishme për ta, siç është e rëndësishme edhe të shohin profesionalizmin në organizim dhe përgatitjet që po bëhen.

Ndërsa, Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh se janë të impresionuar me aplikacionin e dorëzuar nga Kosova. Duke shtuar se kandidatura e Kosovës është shumë serioze.

Lojërat Mesdhetare 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill, gjatë një konference të përbashkët të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe Kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Kosova është bërë vendi më i vogël që ndonjëherë ka shpallur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), po qëndron në Kosovë për të shqyrtuar dosjen e kandidaturës. Ata gjithashtu po bëjnë vlerësimin e gjendjes në terren si dhe po zhvillojnë takime me krerët institucionalë dhe komunitetin sportiv. Raporti përmbledhës i komisionit do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, që mbahet më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund

Nderohet jeta dhe vepra e ish-boksierit legjendar, Nazif Gashi

Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi

Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes aktori Xhevat Qorraj

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Një virus i rrezikshëm që gjendet në qumësht
Mbi 100 policë të lënduar nga demonstratat e 1 Majit në Francë
Vdes Tito Jackson, anëtar i The Jackson 5 dhe vëllai i Michael Jackson
Kina, ish-trajneri i kombëtares së futbollit dënohet me 20 vjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?