By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë
June 2, 2025
Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës
June 2, 2025
‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll
June 2, 2025
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
June 2, 2025
KEK njofton bizneset se nga dje kanë afat tetë ditë për kontrata
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do t’ia ndryshojnë ndërkombëtarët mendjen opozitës për ndryshimet kushtetuese?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > A do t’ia ndryshojnë ndërkombëtarët mendjen opozitës për ndryshimet kushtetuese?
Rajon / Botë

A do t’ia ndryshojnë ndërkombëtarët mendjen opozitës për ndryshimet kushtetuese?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/29 at 4:34 PM
Kosova Times Published July 29, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare thonë se ndryshimi i Kushtetutës do të jetë obligimi i fundit që duhet të përmbushë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 18 korrik, në një debat për Ballkanin Perëndimor para Nënkomisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, tha se janë të angazhuar edhe me Qeverinë e re të Bullgarisë që të mos bëjë kërkesa të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç atyre që tashmë janë pjesë e asaj që njihet si “propozimi francez”.

Ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj janë të domosdoshme, por partitë në pushtet nuk po arrijnë të sigurojnë shumicën prej dy të tretave në Kuvend për miratimin e tyre.

Opozita maqedonase është kundër ndryshimeve, pasi sipas saj, “pala bullgare nuk do të ndalet me kushtëzimet e saj edhe sikur të miratohen këto ndryshime”.

Debati parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës ka nisur më 25 korrik, ndërsa pas miratimit të nevojës në Komisionin parlamentar kushtetues, seanca plenare është caktuar të mbahet më 18 gusht.

Për të shtyrë këto ndryshime janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të BE-së.

Më 17 korrik, në Shkup qëndruan sekretarja shtetërore e Francës, Laurence Boon, ministrja gjermane për Evropën, Anna Leermann dhe ministri polak për Evropën, Szymon Szynkoëski.

Më 13 korrik, në Shkup ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, ai i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jan Lipavsky, dhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Wlachovsky.

Ata thanë se “Shkupi rrezikon të izolohet nëse nuk i miraton ndryshimet kushtetuese”, andaj inkurajuan institucionet dhe në veçanti opozitën, që të lërë anash interesat politike dhe të vihet mbi ato shtetërore pasi e ardhmja e këtij vendi është në BE, sipas tyre.

Njohësit e çështjeve politike, kanë qëndrime të ndara nëse angazhimi i ndërkombëtare do të japë rezultate në miratimin e ndryshimeve.

Analisti Ibrahim Mehmeti thotë për Radion Evropa e Lirë se këto vizita dhe mesazhe duhet të merren seriozisht pasi Maqedonia e Veriut, sipas tij, nuk guxon të shmanget nga kursi evropian.

Ai thotë se mesazhet kanë të bëjnë me opozitën maqedonase, e cila duhet të reflektojë që të mos dalin më pas dyshimet mbi qëllimet e saj të vërteta, apo rreshtimi i saj përkrah agjendave tjera të huaja.

“Këto mesazhe që vijnë nga vendet anëtare të BE-së janë dashamirëse dhe qartazi janë në përkrahje të euro-integrimeve. Ato duhet të kuptohen seriozisht, sidomos nga opozita, sepse mesazhet e tilla i drejtohen asaj pasi opozita kundërshton mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Refuzimi i kësaj dashamirësie, kësaj përkrahjeje politike që vjen nga BE-ja mund të reflektohet negativisht në të ardhmen apo të dalin në sipërfaqe dyshimet që janë për qëllimet e vërteta të partive ose blloqeve të ndryshme politike”, thotë Mehmeti.

Por, Risto Nikovski, ish-diplomat maqedonas në Bruksel, Moskë etj., thotë se presionet e përfaqësuesve ndërkombëtarë nuk duhet t’i bëhen Maqedonisë së Veriut, por Bullgarisë, e cila sipas tij, “mohon identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

Nikovski konsideron se me një qasje të këtillë të Sofjes, asnjëherë nuk do të mund të arrihet integrimi i vendit në BE.

“Sikur edhe nesër të nisim bisedimet Maqedonia do të negociojë së paku 20 vjet. Ne do të negociojmë më shumë se të gjitha shtetet tjera pasi kushtet që do të na paraqiten nga Bullgaria, do ta pamundësojnë këtë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se problemet me Bullgarinë edhe një kohë të gjatë nuk do të zgjidhen pasi Bullgaria asnjëherë nuk do të pranojë ekzistimin tonë si popull”, shprehet Nikovski.

Ai thotë se nga situata e krijuar mund të dilet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qeveria e re më pas të punojë për arritjen e një marrëveshjeje të re me Bullgarinë, “pa diktate dhe mohime të identitetit dhe gjuhës maqedonase”.

Por, zgjedhjet e reja, sipas analistit Ibrahim Mehmeti janë humbje kohe pasi vendi ka afate për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme në vend të ndryshimeve kushtetuese, por mendoj se në këtë moment ato aspak nuk ndikojnë në kapërcimin apo zgjidhjen e problemit. Kjo, sepse ne kemi afate kur duhet t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese si parakusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian”, thotë Mehmeti.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se seanca plenare do të nisë më 18 gusht, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas përfundimit të debatit votimit të shtyhet nëse nuk arrihet të sigurohen dy të tretat e votave.

“Parlamenti vendos nëse në seancë janë të pranishëm shumica e nevojshme për vendimmarrje andaj nuk mund të paragjykohet nëse do të ndodhë ose jo votimi në fund të debatit, apo do të shtyhet akti i votimit. Janë çështje që varen nga rrjedha e debatit të seancës”, ka deklaruar Xhaferi.

Një veprim i tillë mund të ndërmerret pasi sipas dispozitave ligjore ndryshime të reja kushtetuese nuk mund të iniciohen më herët se nëntë muaj në rast të dështimit të miratimit të tyre në Kuvend.

You Might Also Like

Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë

‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll

Kamioni i ngarkuar me dron shpërthen në anë të rrugës përpara se të arrijë objektivin në Lindjen e Largët të Rusisë

Etna shpërthen, magma del në sipërfaqe, turistët ikin të panikosur… (FOTO, VIDEO)

Kryeministri britanik Starmer planifikon të transferojë emigrantët në BiH dhe rajon, MI6 paralajmëron se kjo është një mundësi për shërbimet ruse

Kosova Times July 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova u bën thirrje shteteve të rajonit që ta ratifikojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë

Kosova Times Kosova Times February 24, 2023
Kancelari i ardhshem gjermane akuzon Trump dhe Vance për provokim ‘të planifikuar’ kundër Zelenskit
Si e rrezikon shëndetin i nxehti ekstrem?
Ndeshja Serbi-Zvicër do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie
Kurti takoi ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?