By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”
August 1, 2025
Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine
August 1, 2025
Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”
August 1, 2025
Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse
August 1, 2025
India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senati i UP-së e miratoi statutin e ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Senati i UP-së e miratoi statutin e ri
Lajme

Senati i UP-së e miratoi statutin e ri

Kosova Times
Last updated: 2023/07/31 at 6:46 PM
Kosova Times Published July 31, 2023
Share
SHARE

Senati i Universitetit të Prishtinës e miratoi statutin e ri të universitetit, i cili ishte propozuar, pas konsultimeve të brendshme, nga grupi i punës, të cilin e themeloi Këshilli Drejtues dhe i njëjti ishte miratuar njëzëri nga ky këshill.

“Statuti i ri reflekton ngritje substanciale të standardeve të funksionimit si institucion dhe avancim të standardeve akademike. Këto ndryshime vijnë pas më tepër se njëmbëdhjetë (11) vjetësh, kur për herë të fundit statuti është rishikuar, ndryshuar e plotësuar. Marrë parasysh përmbajtjen dhe shpejtësinë, me të cilën kanë lëvizur dinamikat dhe trendet në arsimin e lartë, status quo-ja ka qenë zgjidhje qartazi e paqëndrueshme dhe ndryshimet të ngutshme e të domosdoshme”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në dimensionin strukturor, statuti parasheh një funksion më të decentralizuar të universitetit, duke bartur e saktësuar përgjegjësitë dhe llogaridhënien menaxheriale drejt rektorit dhe dekanëve, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe rol më të fuqizuar akademik të senatit dhe këshillave të njësive akademike. Statuti përcakton rregulla që avancojnë aspiratat për barazi gjinore, synojnë të rrisin kriteret për zgjedhje në pozita drejtuese dhe përmbajnë ndalesa për periudha të konsiderueshme kohore për personat, të cilët ushtrojnë ose kanë ushtruar funksione të larta partiake apo politike dhe synojnë pozita drejtuese në universitet.

“Në dimensionin praktik, statuti avokon një frymë të re të vlerësimit të vazhdueshëm të punës së studentëve, e në anën tjetër reflekton edhe kërkesën për një identitet më të zgjeruar profesional të personelit akademik, ku detyrat e punës shkojnë përtej mësimdhënies dhe përtej synimeve legjitime për marrjen e thirrjeve akademike, duke përcaktuar kritere më të sakta e objektivisht të matshme, duke krijuar një ekuilibër të kujdesshëm midis thirrjeve të ndryshme dhe duke i afruar ato më pranë kritereve që e vendosin universitetin më afër universiteteve partnere në Evropë e më gjerë”, theksohet me tutje.

Sipas njoftimit, në mënyrë të veçantë, kjo shprehet edhe me krijimin e bazës së konsoliduar rregullative për institute dhe qendra hulumtuese funksionale (në nivel universiteti apo njësish akademike), që pra kanë një autonomi të gjerë të veprimit buxhetor e administrativ; skemave mbështetëse për punën e tyre dhe përfshirjen aktive të personelit akademik në zbatim të projekteve, si dhe krijimin e pozitave të reja për hulumtues universitar, që rrisin kapacitetin dhe fuqinë kërkimore të universitetit. Këto rregullime ndjekin modelet e universiteteve me të mira botërore, të cilat UP-ja i aspiron.

“Me statutin e ri, universiteti reflekton qartë koherencën me politikat dhe parimet e ENQA-s për sigurimin e brendshëm të cilësisë, ndërsa parashihen edhe politika të reja për vlerësim dhe menaxhim të performancës së personelit akademik. Studimet e strukturuara pasdoktorale, lejimi i formave moderne të mësimdhënies si mësimi online apo ai i kombinuar, fuqizimi i mekanizmave shtesë për të drejtat e studentëve si p.sh.: krijimi i institucionit të Ombudspersonit, si dhe fuqizimi i rolit të studentëve në vlerësimin e performancës së stafit akademik janë disa nga politikat e reja që sjell miratimi i këtij statuti”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në dimensionin e standardeve të avancimeve akademike, statuti parasheh një ngritje të dukshme të kërkesave për avancimet akademike të personelit, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe lehtësime administrative që personeli akademik të mos e shohë procesin e avancimit apo rizgjedhjes si proces të imponuar. Statuti parasheh standarde më rigoroze, ndonëse më të sakta dhe qartazi proporcionale, për marrjen e thirrjes së parë të profesorit (zgjedhja në profesor asistent) dhe në marrjen e thirrjes së fundit (profesor i rregullt). Standarde të tilla i janë dashur Kosovës në mënyrë që të rritet produktiviteti shkencor, të rritet cilësia e publikimeve shkencore dhe në këtë mënyrë të përmirësohet gjendja në rangimin e universitetit dhe Kosovës në nivel rajoni dhe më gjerë.

“Përfundimisht, ky statut paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e bën UP-në më mirë të pozicionuar ndaj sfidave mbizotëruese të kohës dhe më reaguese ndaj realiteteve të ndryshueshme shpejt, përfshirë këtu trendin e rënies konstante të numrit të studentëve, si dhe e përafron atë me universitetet përtej vendeve fqinje”, theksohet në njoftim.

“UP-ja ka çdo arsye të besojë dhe potencial të materializojë ambicien krejtësisht legjitime të një institucioni të lartë të dijes që, jo vetëm krahasohet në rrafshin e standardeve e të fuqisë kërkimore dhe akademike, por edhe konkurron në terma seriozë me institucionet homologe në rajonin e gjerë dhe në kontinent. Matjet e fundit ndërkombëtare kanë dëshmuar potencialin për një premtim të tillë të arritshëm. Prandaj, përkundrejt sfidave, duke gjetur inspirim në talentin e jashtëzakonshëm të komunitetit studentor dhe dedikimin e anëtarëve të komunitetit akademik, statuti i ri ofron një bazë të mirë dhe momentum të ri për të vazhduar përpjekjet e palëkundura për, siç thuhet në dispozitën e nenit të ri 5 të statutit, përmbushjen e misionit të universitetit si një “qendër e ekselencës dhe inovacionit”, që “ndërvepron me zhvillimet shoqërore dhe globale në funksion të zhvillimit të vlerave të dakorduara të shoqërisë”, si dhe “zhvillimit të demokracisë, ekonomisë së vendit dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare”. Statuti i ri është votuar nga senati pas një diskutimi të gjatë e shterues dhe pa asnjë votë kundër të anëtarëve të pranishëm, pas miratimit njëzëri në Këshillin Drejtues”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Kurti dhe udhëheqësit ImpactCEE biseduan për investimet Kosovë-Poloni

Aksident fatal në Prishtinë, vdes një motoçiklist

Avokati i Popullit kërkon zgjidhje urgjente për buxhetin e RTK-së

3.658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

Osmani: Dyert e Presidencës të hapura për mërgatën e jashtëzakonshme

Kosova Times July 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

RTK me skemë të re programore

Kosova Times Kosova Times September 29, 2022
Geoana: NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur paqen në Kosovë
Sulmi me raketa ruse në Kiev vret katër dhe disa të plagosur
Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës “superdrone” me një lëshim të heshtur
Prizrenfest – teatri pranë qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?