By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedoni, Zv.kryeministri dhe ministrat e BDI-së paraqesin dorëheqjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedoni, Zv.kryeministri dhe ministrat e BDI-së paraqesin dorëheqjet
Rajon / Botë

Maqedoni, Zv.kryeministri dhe ministrat e BDI-së paraqesin dorëheqjet

Kosova Times
Last updated: 2023/08/01 at 4:32 PM
Kosova Times Published August 1, 2023
Share
SHARE

Zv.kryeministri dhe ministrat e BDI-së paraqesin dorëheqjet para kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

 

Ashtu siç kishin paralajmëruar, ministrat e BDI-së, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre te kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se dorëheqjen e kanë dorëzuar bashkë me katër ministra të tjerë. Grupi e ka publikuar letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Kovaçevski.

Në letrën të cilën Grubi ia ka përcjellur kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, thuhet se ndihet krenarë që i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, qytetarët, si dhe kryeministri i vendit i kishin besuar dhe i kanë dhënë mundësinë të shërbej për shtetin e Maqedonisë.

Më poshtë letra e plotë e dorëheqjes:

Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski

Lënda: Dorëheqje

I nderuar Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski,

Si bartës i funksionit të rëndësishëm publik, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe evropiane,

duke e pasur parasysh emërtimin e subjektit politik të cilit i takoj dhe i cili në parim e ka integrimin e vendit si në NATO, BE dhe raportet e ngushta dhe të afërta me SHBA,

duke e pasur parasysh kushtin e pahijshëm të opozitës për ti votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend,

duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e integrimit dhe ardhmërinë dinjitoze të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Po ua dorëzoj, i nderuar Kryetar i Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës Kryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilën ju lutem që ta aktivizoni në momentin kur opozita do ti votojë dhe do të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend.

Ndjehem krenar dhe i nderuar nga besimi i liderit Ali Ahmeti, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve si dhe nga besimi juaj që të jem pjesë e Kabinetit reformues dhe integrues qeveritar dhe për mundësinë të ju shërbejë qytetarëve tanë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur

VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit

Spastrim në krye të ushtrisë kineze: Çfarë po ndodh në Pekin?

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata

Kosova Times August 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Szunyog takon krerët e shtetit në përmbyllje të mandatit

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Sulme të ashpra izraelite në Siri. Burimet: Dhjetra helikopterë dhe avionë të shkatërruar
“Është koha e duhur që Interi t’i prish planet Juvës”
Kurti: Integrimi në institucionet Euro-Atlantike më i rëndësishëm se kurrë
Rusia ka humbur pothuajse një të tretën e eksporteve të armëve në pesë vjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?