By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës
Kulturë

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/01 at 3:15 PM
Kosova Times Published August 1, 2023
Share
SHARE

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës.

Sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani të martën ka nënshkruar dekretin e nënshtetësisë për Kadarenë, dhe ai do t’i dorëzohet autorit gjatë një vizite të saj në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Presidentja, pas nënshkrimit të dekretit, citohet të ketë thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Osmani.Ismail Kadare, këtë vit është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”, urdhër i cili jepet nga Presidenca e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Autor i romaneve si “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960.

Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi.

Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në rreth 30 gjuhë.

You Might Also Like

Shfaqja e Valentino Haute Couture është një vals luksoziteti dhe një homazh për Valentino Garavani-n

10 modele këpucësh nga sfilata e modës pranverë-verë 2026 që mezi presim t’i veshim

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

“Klithma”, zëri që sfidon harresën: promovohet libri i Alketa Gashi Fazliut në Prishtinë

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

Kosova Times August 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Qeverisja e ardhshme fokus në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale

Kosova Times Kosova Times December 24, 2025
Mbahet testimi me shkrim, 153 kandidatë për 21 pozita si prokuror shteti
Policia e Kosovës realizon kontrolle në dy lokacione të ndryshme dhe arreston dy të dyshuar
Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
Xhaferi: Të kthehemi te votimi i hapur ose te qeveria e unitetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?