By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin
June 2, 2025
Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë
June 2, 2025
Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës
June 2, 2025
‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll
June 2, 2025
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një draft-propozim për Çamërinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një draft-propozim për Çamërinë
Opinion

Një draft-propozim për Çamërinë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/03 at 7:40 AM
Kosova Times Published August 3, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Diplomacia ndërkombëtare ekuilibron me finesë interesat shtetërorë, ndërkaq etnosimbolizmi nacionalist kapërdinë ideologjinë mbi apetitet përvetësuese të fqinjëve mbi ndarjet territoriale etnike, fetare kulturore, e deri tek urrejtja racore.

Qysh më 1830 kur Greqia po formësohej politikisht, planifikim shtetëror kishte edhe ‘gjeostrategjinë’ si interes vital për përkufizim territorial të saj. Sipas Charles Vellay, autor librash politiko-historik, përshkruan; një nga momentet historike për shtetin Helen ishte viti 1913 me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Çamëria u shkëput nga trungu amë, duke e aneksuar, e të cilës, Helenët i dhanë dhe emrin “Thesproti”. Madje edhe emra qytetesh të Çamërisë (Thesprotit) morën ngjyrime Helene, p.sh., Filatit i dhanë emër “Filites”, Margëlliçit “Margariti”, Paramithisë “Paramithja”, apo Gumenicës “Igumeniti” etj. Një tjetër autor, njohës i mirë i hapësirave Shqiptare, Robert Elsie, territorin tokësor të Çamërisë e përshkruante si hapësirë prej pesëmbëdhjetë (15) mijë km katrorë!.

Të bëmat Greke përgjatë një “martese” të pa dëshiruar

Pas aneksimit të Çamërisë, ndërhyrjeve në toponime, në konfiskim pasurie, në ndërrim kombësie, shteti Helen u kujdes që edhe të dëboj popullsi Shqiptare, të organizoj edhe vrasje masive vetëm se donte ta pastronte atë territor nga Shqiptarët autokton!; madje, me Dekret shtetëror në Nëntor 1940 vendosi Ligjin e Luftës ndaj Shqipërisë. Për çudinë e pa precedentë, Greqia iu bashkëngjitë NATO-s në Shkurt 1952 e Shqipëria në Prill 2009, por, Grekët nuk e shfuqizuan ‘gjendjen e luftës’ ndërmjet Greqisë e Shqipërisë!? por, as anëtarësimi i Greqisë në Union Europian (UE) në Janar 1981, nuk u pa mundësua për shkak të mos njohjes së gjenocidit Grek mbi Çamët, apo të drejtave fundamentale të njeriut e të drejtave mbi pronësinë në Çamëri!. Prandaj, asnjëherë, nuk është vonë të iniciohet zgjidhja e “martesës” së pa dëshiruar. Republika e Shqipërisë duke e pas të shkruar në preambulë dhe tek neni tetë (8) të aktit më të lartë politiko-juridik, siç është kushtetuta, për Tiranën zyrtare si shtet amë, ka qenë dhe mbetet obligim kombëtar, kushtetues e funksional për drejtuesit shtetëror, që t’i mbrojnë të drejtat kombëtare të pjesëtarëve të kombit Shqiptar që kanë mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze, t’i bëjnë një draft-propozim qeverisë Helene për një status të avancuar për Shqiptarët në mbarë Çamërinë, një draft-dokument të nivelit të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë historikun dhe të gjitha arsyet për mundësinë e zgjidhjes apo prishjes së “martesës” së padëshiruar, e të dhunshme qysh më 1913. Nisur nga faktet historike, provat mbi spastrimin e gjenocidin mbi Çamët, të gjithë e besojnë së Çamëria me Greqinë krijuan një “martesë” të pa vullnetshme, e cila donë zgjidhje. Madje, ishte Nëntori i 2006 në Parlamentin Europian në një seancë të veçantë ishte diskutuar për çështjen Çame, e po ashtu në Shtator 2016 Komisionari për Zgjerim i UE-së, pati pranuar se mbetet i hapur problemi ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, mbi çështjen Çame. Kështu që, Tirana zyrtare, duhet adresuar dhe kërkuar nga autoritetet Helene një status “divorci”, e nëse ata nuk e duan, kjo duhet bërë në rrugë të njëanshme.

Guximi i kryeministrit të Shqipërisë

Për habinë e të gjithëve, e pa konsultimin paraprak të Shqiptarëve shumicë apo Prishtinës zyrtare, më 8 Qershor, 2023 kryeministri i Shqipërisë ua kishte dërguar presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman, një draft-statut si propozim, për Asociacionin (“zajednicën”), për pakicën Serbe në Kosovë, me arsyetimin si “një kontribut për të avancuar në dialog, dhe që merr në konsideratë të drejtat e tyre që Asociacioni (“zajednica”) të jetë pjesë e organizimit të pakicës Serbe në Kosovë”!. Ky guxim e vullnet politik, do të duhej të përkthehej në vullnet e guxim të pa diskutueshëm si obligim kombëtar e kushtetues, kundrejt shtetin Helen edhe për Shqiptarët në Çamëri. Kjo duhej vendosur mbi parimin bazë, atë të vetëvendosjes apo të shkurorëzimit të martesës së pa vullnetshme, të Greqisë me Çamërinë e aneksuar nga Shqipëria, kështu, do të vendosej edhe baraspesha e forcave në rajon si dhe do të krijohej mundësia e heqjes së ‘Ligjit të Luftës’ nga Greqia ndaj Shqipërisë. Në të kundërtën, Shqiptarët e Grekët nuk do të kenë marrëdhënie të shëndosha për aq kohë sa Çamëve u mohohen të drejtat fundamentale të tyre si popullsi autoktone, mbetja në fuqi e ‘Ligjit të Luftës’, dhe se pretendimet territoriale fashiste siç e quajnë ata për “Vorio Epirin” e që emrat e qyteteve të Jugut të Shqipërisë mund t’i gjesh të shkruara edhe në muret e Parlamentit Helen!, për më tepër, për ne, duhet të jetë sikur në një restorant kur bëjmë ushqimin porosi dhe ka një kuzhinë që gatuan atë porosi. Prandaj, na duhet një draft-propozim për Çamërinë.

You Might Also Like

Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin

Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)

A po i imponohet Kosovës Qeveria e Shpëtimit Kombëtar si formulë e vetme e daljes nga bllokada pas zgjedhore

️Strategjia hibride e Serbisë

Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm

Kosova Times August 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Ministria e Shëndetësisë hap tender për pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së
Serbia paraqet gjashtë kërkesa për Kosovën
Dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit, analistët kritika qeverisë
Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet kundër Federatës Ruse: ka më shumë se 200 individë dhe kompani në listë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?