By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi
May 8, 2025
BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin
May 8, 2025
Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës
May 8, 2025
Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA
May 8, 2025
Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënimi dhe lirimi në të njëjtën ditë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dënimi dhe lirimi në të njëjtën ditë!
Opinion

Dënimi dhe lirimi në të njëjtën ditë!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/04 at 4:57 PM
Kosova Times Published August 4, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Njerëzit në qeverisjen e vendit duhet vlerësuar në bazë të veprimeve e jo deklarimeve gojore apo fjalëve. Të dinjitetshëm në qeverisje janë ata që i mbajnë fjalët dhe premtimet e dhëna para elektoratit e jo ata që mashtrojnë në vijimësi pa fije turpi qytetarët e vendit.

Lirimi i dy sulmuesve serb dhe ngujimi paradoksal i kryetarit

Dënimi dhe lirimi në të njëjtën ditë i dy serbëve që sulmuan pjestarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ngjanë dënimeve me kusht të kriminelëve për krime të rënda të cilët dënohen më kusht. E dënimi me “kusht” i dy serbëve, përkatësisht me nga 6 muaj burg të konvertuar me nga 7 mijë euro është lirim përfundimtar i tyre, ngase ata pas dëbimit të tyre në Serbi nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie juridike ndaj shtetit të Kosovës.

Kjo po i bie që më i rëndë është ngujimi 70 ditor i Lulzim Hetemit në Komunën e Leposaviqit sesa i dy serbëve të që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët!

Siç dihet Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij në mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal. Pra aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, pastrohet dhe fle si një i burgosur i ndërgjegjes!

Ky nuk është ushtrim i detyrës zyrtare por një burgim i pazakontë dhe i padëgjuar deri më tani në historinë e qeverisjeve komunale në botë!

Hyrja e Lulzim Hetemit në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur, dy prej të cilëve u liruan dje nga “drejtësia” kosovare.

Ngujimi i mëtutjeshëm i Hetemit pakuptimtë

Pse, si po qëndron dhe çfarë po punon Lulzim Hetemi në objektin e Komunës, aty ku nuk hyn asnjë qytetarë për të marrë shërbime esenciale nga kryetari, këtë përgjigje duhet ta japin qeveritarët, ata që po e mbajnë të ngujuar për llogari të tyre personale.

Tashmë kur pushteti është deklaruar për mbajtje të zgjedhjeve të reja, të cilat vështirë të definohen, se a janë të parakohshme apo të jashtëzakonshme, të lira apo të detyrueshme nga bashkësia ndërkombëtare, e cila po përdorë kritere të dyfishta kur janë në pyetje zgjedhjet në pjesën veriore.

Jo vetëm familja Hetemi, por të gjithë shqiptarët e pjesës veriore ndjehen të shqetësuar për mungesën e funksionimit të rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Diçka nuk është në rregull pushtetarët në Prishtinë të cilët krejt hallakamen në veri e krijuan kinse në mbrojtje të rendit dhe ligjit, por që keq-bërësit po dënon dhe liron brenda një dite të vetme. Nuk është në rregull as me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila njëherë e deklaroi njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, tani me ngulm po e kërkon largimin e kryetarëve shqiptar pa legjitimitet qytetar.

Pas dorëzimit të ‘Qeverisë Kurti’ nga presioni ndërkombëtar, më nuk ka asnjë arsye të mbahet Lulzim Hetemi peng i ngujuar në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Leposaviq, por duhet t’i kthehet familjes së tij ashtu siç u kthyen dy serbët e “dënuar”!

Për lirimin e Hetemit nga ngujimi duhet të angazhohet bashkësia ndërkombëtare për hir të shqetësimeve të familjarëve të tij, si akt human dhe civilizues. Për shkak se në botën e civilizuar dhe demokratike nuk ndodhin raste të tilla të vetë ngujimit në ndërtesat komunale.

Për peng mbajtjen e Lulzim Hetemit përgjegjëse është partia në pushtet e cila po krenohet me “heroin” e tyre, siç po e quajnë ndryshe edhe si “Oso Kuka” i ditëve të sotme! Se cilat do të jenë pasojat psikologjike të kryetarit të ngujuar mbetet të shihet pas daljes së tij nga objekti komunal në Leposaviq!

You Might Also Like

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Krimba zorrësh në organizmin politikë të Kosovës

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Populli i Dardanisë nuk mashtrohet

Dorëshkrimi i parë serb për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun më 1778

Kosova Times August 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një e lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
Vazhdon mbështetja e OSBE-së për institucionet e Kosovës
Trump fal Rod Blagojevich
ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e J. zotohen për përgjigje të përbashkët ndaj Koresë së V.
Universiteti ‘Kadri Zeka’ me dy çmime në `Digital Skills Festival`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?