By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga sot, largohen 25 për qind e pranisë policore në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga sot, largohen 25 për qind e pranisë policore në veri
Lajme

Nga sot, largohen 25 për qind e pranisë policore në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/08/04 at 6:57 AM
Kosova Times Published August 4, 2023
Share
SHARE

Nga sot do të fillon zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës edhe për 25 për qind në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës.

Kjo ka ardhur pas një vlerësimi të përbashkët nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se nga ky takim i mbajtur është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore, raporton RTKlive.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga a premtja fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës.

Për zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës edhe për 25 për qind në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës, ka pasur reagime të ndryshme.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar në “Twitter” se Kosova po bën hapat e mëtutjeshëm për implementimin e Marrëveshjes së Bratisllavës.

“Pas Marrëveshjes së Bratisllavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – e konfirmuan dje bashkërisht Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj dhe beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Bislimi.

Tutje ai ka përmendur çështjen e reduktimit të trupave të Policisë së Kosovës në veri të vendit. “Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka shkruar ai.

Edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e ka mirëpritur vlerësimin e përbashkët mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-s për situatën në veri. Lajçak tutje ka thënë se ky vlerësim është në përputhje me dakordimin në Bratislavëm mes tij dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me mbajtjen e zotimeve të marrëveshjes së Bratisllavës, drejt shpërshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Sveçla ka thënë se konkluzioni i organeve të sigurisë, Policisë së Kosovës, EULEX-it e KFOR-it është se situata në veri është e qetë.

“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratisllavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga e premtja do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratisllavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-eskalimin” ka thënë Sveçla në “Twitter”.

Një nga hapat tjera të marrëveshjes është edhe ulja e prezencës së trupave të Policisë së Kosovës, e që të premten do të ndodhë reduktimi prej 25%.

You Might Also Like

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Kosova Times August 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Rusët nuk kanë ndryshuar që nga Lufta e Dytë Botërore”: Kush është kryeministrja estoneze Kaja Kalas që është e interesuar të bëhet kreu i NATO-s?

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Benzi me arka te mbushura me birra kontraband, kapet nga policia
Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik
Ambasadori francez me thirrje për kompromis e konstituim të institucioneve
Lideri i Uzbekistanit fiton referendumin për zgjerim të kompetencave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?