By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E gjithë bota është atdheu im
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > E gjithë bota është atdheu im
Opinion

E gjithë bota është atdheu im

Kosova Times
Last updated: 2023/08/06 at 9:49 AM
Kosova Times Published August 6, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Besim XANI

Njeriut mund të mos i interesoj asgjë në jetë, por jo edhe ekzistenca e tij.

Njeriu qysh kur lind në këtë botë, vjen me vaj, pra me një dozë pesimisti, dhe frika e shoqëron gjatë gjithë jetës, thotë Ismail Kadare.

Filozofia është e tmerrshme, thotë Zhan Polsartri, ngase përmes saj mësohen të vërtetat e jetës. Filozofia pra nuk ka të bëjë me kurrfarë mburrje, ajo është preokupim, ankth ekzistencial. Prandaj, jo rastësisht filozofi danez “Soren Kierkegaard” qe është quajtur Sokrati Danez, njëherësh njihet edhe si babai i filozofisë ekzistencialiste, thotë: “për mua filozofia është ajo që ka të bëjë me jetën time” Ky mendim menjëherë merr karakter universal, ngase çdo qenie njerëzore është e preokupuar për ekzistencën e tij. Ai madje thotë:  “edhe të gëzimi me i madh në zemrën e tij do ta gjejë pikëllimin.”

E pra: Cila na qenka urgjenca e jetës,- pyet Albert Camus, ai do të përgjigjet: “thelbësorja është, t’i gjendet kuptimi i jetës” përgjigja ndaj kësaj pyetje është përgjigjja më e rëndësishme ndaj filozofisë. Ai në kryeveprën e vet “Miti i Sizifit” e ka paraqitur fatin e njeriut në këtë botë qe sipas tij është i dënuar me një jetë të pakuptimtë “absurde” dhe para kësaj pakuptimsie njeriu ka dy rrugë: ose të pranojë fatin e tij, d.m.th., të jetojë pa shpresë pa lumturi ose të bëjë vetëvrasje. Pra se sa thellë ka depërtuar në jetën e njeriut më se miri e shpreh ky mendim i tij “është lehtë të bësh vetëvrasje, por heroike është të jetosh” ngase sipas tij, absurditeti i ekzistencës njerëzore jeton përtej jetës se njeriut, dhe vetëvrasja s’e asgjëson absurdin, por njeriun tepër interesant është edhe mendimi i tij për jetën e njeriun. Nëse dëshiron të dish se çfarë është jeta, ai thotë: “pyete njeriun e dënuar me vdekje, dhe pyete njeriun i cili dëshiron të bëjë vetëvrasje, këta dy të tregojnë se çfarë është jeta”.

Si përgjigjeje ndaj absurditetit, ai kërkon te revoltohet, që do të thotë punë, krijimtari. Mirëpo me revoltë ajo nuk nënkupton dhunë, ai entuziazmohet ne mesin e artë të Grekëve; ai do të thotë, se puna dhe aksioni duhet të kenë një kuptim, ani pse jo gjithherë japin rezultate, ngase jeta vazhdimisht shoqërohet nga pasiguria.

Kamy është kundër vdekjes, pra kundër dënimit me vdekje, por kundër edhe vetëvrasjes. kjo atë edhe e ndihmoi që ta marrë çmimin “Nobel” ngase sipas tij qenia njerëzore nuk ka mundësi të njoh as vetën e as tjetrin. Ai do të shprehej kështu “Shteti nuk guxon të barazohet me kriminelin përderisa krimineli vret një njeri. Shkaku se, shteti me dënimin me vdekje ia shkatërron edhe familjarët e atij njeriut i cili ka bërë vrasje, pra Kamy absurditetin e ekzistencës njerëzore nga rregulli i vdekjes e kthen në favorin e jetës. Andaj unë për vetën time thotë kamy: “nuk jam filozof, unë do t’iu rrëfej vetëm atë që kam përjetuar në jetë dhe  kam vendosur që të eci neper një pe të hollë me një marramendje të madhe por kurrë pa u rrëzuar ngase e kam parë se të kota janë përpjekjet e arsyes për t’ia ndaluar britmën zemrës. Ai thërret njerëzimin i bindur që nuk ka Zot që ai të solidarizohet mes veti, që ta luftojmë të keqen që na kërcënon të gjithëve sot. Njerëzimi është tunduar pas kapitalit e ka harruar humanizmin, kjo do të jetë problem serioz për njerëzimin, “çdo vend që ka njerëz ka vend për të bërë mirë”,- thotë Seneka. Ta kujtojmë Antigonën e Sofokliut heroina më e admiruar e njerëzimit. Ajo pranoj të vdesë nga dënimi i Mbretit, por nuk pranoj që ta lë vëllain e pavarrosur. Është madhështore nëse në këtë botën moderne që na ka tunduar kapitali të kemi Antigona që flijohen për familjarin e vetë. Puna e parë që duhet të bëjë çdo njeri është që ta vrasë urrejtjen në shpirtin e tij. Përderisa në këtë botën moderne është bërë modë të flitet vetëm për jetë individuale krejt të kundërtën e thotë Tolstoi i madh, ai do të shton: “se jeta jonë merr kuptim vetëm kur ua kushtojmë të tjerëve”. Pra këtë ese filozofik do ta përfundoj me mendimin e Senekës i cili thotë: “për mua e gjithë bota është atdheu im.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times August 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Escobar dhe Lajçak me 9 janar në selinë e NATO-s

Kosova Times Kosova Times January 7, 2023
21 të plagosur dhe qindra ndërtesa të shembura nga termeti ne Kine
Ja pse nuk luhet futbolli më 5 maj në Francë
Pas marrjes se denimit, sulmon tre policë
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?