By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dëshmitarët e mbrojtjes në Hagë: Aktakuzë e pabazë, procesi politik
October 4, 2025
Rruga Deçan-Plavë, projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e turizmin
October 4, 2025
Vajzat adoleshente dënohen me burg: Sulmuan një të moshuar për qejf, filmuan gjithçka me telefonat e tyre dhe e vranë nga pakujdesia
October 4, 2025
Preleviç: Hedhja e koktejleve Molotov nëpër Beograd është një dorëshkrim nga veriu i Kosovës
October 4, 2025
Populistët e Andrej Babiš fituan, por surpriza më e madhe është diçka tjetër: Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Republikën Çeke
October 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër e hapur pa adresë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letër e hapur pa adresë!
Opinion

Letër e hapur pa adresë!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/06 at 8:21 AM
Kosova Times Published August 6, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

E titullova kështu shkrimin e radhës, përmes të cilit ju drejtohem të gjithëve dhe secilit që ja do të mirën vendit. Në të kaluarën disa herë ju kam drejtuar me letër të hapur publike figurave të caktuara të politikës, prej të cilëve nuk kam marrë asnjë përgjigje publike dhe as private.

Rreziku nga ndërgjegjja e vrarë e politikanëve shqiptarë

Zhvillimet në skenën politike shqiptare janë barometri më i saktë i gjendjes në të cilën ndodhet sot politika shqiptare. Shqetësues mbetet mosuniteti i partive politikanët në trojet etnike shqiptare.

Përderisa nuk ka forcë që i ulë të në një tavolinë të përbashkët liderët e partive politike shqiptare në Kosovë për çështjet më jetike për vendin, politikanët në trojet tjera etnike me të (pa) drejtë as që e qajnë kokën për Kosovën.

Kjo nuk ka si të quhet ndryshe, veçse ndërgjegje e vrarë e politikanëve shqiptarë!

Ju politikan të papërgjegjshëm dhe me ndërgjegje të vrarë që po abuzoni paturpësisht me paranë publike pas shpinës së popullit, mos harroni se ju sheh mirë syri i popullit dhe i Zotit! Mashtroheni keq nëse mendoni se do të ikni nga mallkimi i popullit dhe ndëshkimi i Zotit.

Syri i popullit është syri i Zotit.

Injorimi i arteries më të shëndoshë kombëtare

Në letrat e mia publike drejtuar figurave të shquara të politik-bërjes kosovare, asnjëherë nuk kam ngritur probleme personale, por shqetësime dhe probleme të mërgatës sonë, për të cilat asnjëra nga qeveritë paraprake dhe as kjo aktualja nuk e qajnë kokën të merren me to.

Sikurse qeveritë paraprake, edhe kjo e tanishmja i kanë krijuar lidhjet e fuqishme me sekserët e tyre në Kosovë dhe Diasporë, përmes të cilëve i pastrojnë paratë e pista dhe krijojnë grupe të interesit për llogari partiake, klanore dhe grupore, por asnjëherë nuk merren me problemet e shumta të mërgimtarëve, të cilat variojnë nga kontinenti në kontinent, nga shteti në shtet, nga republika në republikë, nga kantoni në kanton, nga regjioni në regjion e kështu më radhë.

Asnjëherë nuk jam hidhëruar në figurat e caktuara politike për mos përgjigje ndaj letrave të mia publike, por jam ndjerë keq, sepse asnjëherë nuk janë marrë dhe nuk merren me problemet reale të mërgimtarëve, të arteries më të shëndoshë kombëtare, e cila përveç ndihmave financiare për vendin, reflekton shpresë dhe besim për qytetarët.

Injorimi i arteries më të shëndoshë dhe më të pastër kombëtare është mungesë kulture dhe ndërgjegje e vrarë e politikanëve, të cilët nuk e tregojnë as minimumin e respektit ndaj mërgatës sonë, por vetëm e shfrytëzojnë atë për qëllime elektorale dhe financiare për të mbushur xhepat e tyre përmes të ashtuquajturave “fonde emergjente”!

Sjellja johumane apo më mirë të themi arrogante e kusarëve politik ndaj njerëzve të ndershëm që e duan me shpirt vendin e tyre, përveçse katandisje politike do të thotë humbje e moralit dhe dinjitetit njerëzor e politikanëve me ndërgjegje të vrarë.

Një fjalë e urtë italiane e thotë; “E leggito chiedere, cortesia da rispondere”, që në shqip i bie; “E drejt për të pyetur, mirësjellje për t’u përgjigjur”. Mirëpo atyre që iu ka humbur mirësjellja ndaj qytetarëve (mërgimtarëve) të ndershëm dhe besnik ndaj atdheut, u ka humbur ndërgjegjja dhe respekti ndaj njerëzve të zakonshëm. Pasi, disa kur ngritën në majat e pushtetit nuk shohin më njerëzit e thjeshtë, pasi mendojnë se janë bërë vetë “Zoti”. E ata që mendojnë kështu vlejnë më pak se njerëz e më shumë se politikanë me ndërgjegje të vrarë.

Krejt në fund, kjo letër e hapur pa adresë vlen për të gjithë njerëzit e ndershëm, për të gjithë atdhetarët në trojet etnike dhe në mërgatën tonë, për të gjithë qytetarët e vendit dhe mërgimtarët që të vetëdijesohen për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj klase të papërgjegjshme politike me rirreshtimin në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN).

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Kosova Times August 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Darka në 15 minuta: Recetë për makarona të shijshme verore në salcë djathi dhe spinaqi

Kosova Times Kosova Times July 27, 2025
Viktima dhe të plagosur nga bombardimet ruse në Ukrainë
Policia mbyll faqen online të krimeve kibernetike Genesis Market
Malisheva e shokon Ballkanin në fund
Nis takimi Kurti – Borrell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?