By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Atletja bjelloruse e fiton të drejtën ta përfaqësojë Poloninë, pasi dezertoi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Atletja bjelloruse e fiton të drejtën ta përfaqësojë Poloninë, pasi dezertoi
Sport

Atletja bjelloruse e fiton të drejtën ta përfaqësojë Poloninë, pasi dezertoi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 7:49 PM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Një atlete bjelloruse, e cila kërkoi ndihmë ndërkombëtare për ta shmangur detyrimin për t’u kthyer në shtëpi para kohe nga Lojërat Olimpike të Tokios, e ka fituar të drejtën ta përfaqësojë Poloninë në turnetë ndërkombëtarë.

Krystsina Tsimanouskaya kishte dezertuar në Poloni bashkë me bashkëshortin e vet në vitin 2021.

Fondacioni për Solidaritet në Sport i Bjellorusisë tha më 7 gusht se Federata Botërore e Atletikës e ka pranuar pjesëmarrjen e Krystsina Tsimanouskaya – e njohur edhe si Kryscina Cimanouska – në Kampionatin Botëror të Atletikës, që do të mbahet në Budapest këtë muaj.

Vrapuesja e shpejtë Tsimanouskaya e mori nënshtetësinë polake në gusht të vitit 2022.

Në fillim të gushtit 2021, Tsimanouskaya shkoi refugjate në Ambasadën e Polonisë në Tokio, pasi zyrtarët e ekipit bjellorus tentuan ta detyronin atë të hipte në aeroplan për t’u kthyer në Minsk, pasi i kishte kritikuar ata.

Dy ditë më vonë, ajo e mori një aeroplan për Evropë, duke mbërritur në Varshavë përmes një ndalese në Vjenë.

Polonia u dha asaj dhe burrit të saj, i cili iku në Poloni përmes Ukrainës, viza humanitare.

Gjendja e vështirë e atletes 26-vjeçare u bë lajm i madh nga Lojërave Olimpike Verore të Tokios dhe e ktheu vëmendjen ndërkombëtare kah shtypja në Bjellorusi, një vit pasi kishin shpërthyer protestat kur lideri Alyaksandr Lukashenka e shpalli fitoren në zgjedhjet e kontestuara presidenciale në gusht 2020.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar gjatë protestave masive që kërkonin dorëheqjen e Lukashenkas. Ka pasur edhe raportime të besueshme për torturim gjatë një lufte të gjerë të forcave të sigurisë ndaj protestuesve.

Në vitin 2021, djali i Lukashenkas, Viktar, e mori drejtimin e Komitetit Kombëtar Olimpik të Bjellorusisë nga babai i tij, një vendim të cilin nuk e njohu Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Po ashtu, në gusht 2021, një trajner i klubit të hendbollit Vitsyaz në Minsk, Kanstantsin Yakauleu, iku në Ukrainë pak javë pasi i kreu 15 ditë burgim, për shkak se kishte marrë pjesë në një protestë kundër Qeverisë.

Atletja bjelloruse Yana Maksimava dhe burri i saj Andrey Krauchanka, fitues i medaljes olimpike, njoftuan në atë kohë se kishin vendosur të qëndrojnë në Gjermani me fëmijën e tyre, për shkak të shtypjes në Bjellorusi.

You Might Also Like

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

The Guardian: Kosova akuzon qeverinë serbe për ndjekjen e një strategjie “të dalë nga libri i Sllobodan Millosheviqit”

Kosova Times Kosova Times October 6, 2023
Drita optimiste se mund ta mposht klubin nga Letonia
Ministria e Jashtme franceze njoftoi të drejtën e Forcave të Armatosura të Ukrainës për të gjuajtur raketa SCALP në Rusi dhe lejoi dërgimin e trupave në Ukrainë.
Musa arrin suksesin më të madh në Santa Sussana të Spanjës
Gërvalla emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?