By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki
January 22, 2026
Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”
January 22, 2026
Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit
January 22, 2026
Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja
January 22, 2026
Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, treni i pasagjerëve përplaset me vinçin
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Evazioni fiskal mbetet sfidë për institucionet në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Evazioni fiskal mbetet sfidë për institucionet në Kosovë
Lajme

Evazioni fiskal mbetet sfidë për institucionet në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 9:53 AM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Luftimi dhe parandalimi i evazionit fiskal, mbetet edhe me tutje sfidë për Administratën Tatimore të Kosovës. Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ATK ka arritur që të formalizojë 1 mijë e 360 punëtorë. Nga ana tjetër, përfaqësues të bizneseve theksojnë se miratimi i Ligjit të Pagës Minimale, rritë mundësinë për legalizim të punëtorëve nga punëdhënësi.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ATK ka arritur që të formalizojë 1 mijë e 360 punëtorë, derisa që nga fillimi i projektit për formalizmin e punësimit, janë legalizuar 5 mijë e 897 punëtorë. Zëdhënësja e ATK-së, Valetina Bytyqi-Sefa, thotë për Radio Kosovën se punëtorët e paformalizuar, kryesisht nga punëdhënësi, quhen si punëtorë sezonalë.

“Punëtorët e paformalizuar kryesisht dominohen nga sektori i gastronomisë, bujqësisë, asistencë dhe mirëmbajtje, ndërtimtarisë dhe sektorë që në sezon të verës kanë shumëfishim të punës dhe patjetër e kanë të rrisin edhe numrin e punëtorëve. Këta punëtorë i konsiderojnë si punëtorë sezonalë, ndërsa legjislacioni i konsideron si punëtorë dhe patjetër që duhet të regjistrohen pavarësisht se për çfarë periudhe punësohen”, deklaroi Bytyqy-Sefa .

Përfaqësuesi i bizneseve nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, duke folur për Radio Kosovën, thotë se miratimi i Ligjit për Pagën Minimale në Kosovë, rrit mundësinë për formalizim të punësimeve.

“Nëse ne e bëjmë një analizë më të thukët lidhur me rritjen e pagës minimale dhe lirimin nga tatimi, kjo do të ketë efekt pozitiv, për shkak se me këtë e bënë legalizimin e punësimit dhe formalizimin e punësimeve, prandaj qeveria në vend do të duhej që të punojë më shumë me përfaqësues të bizneseve dhe njohës të ekonomisë, të cilët mund të japin rekomandime të frytshme lidhur me vendimet ekonomike që mund t’i marrë vendi, tha Shahini.

Por, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, thotë për Radio Kosovën se informaliteti nuk mund të luftohet vetëm me rritje të pagës minimale. Sipas tij, shporta e qytetarëve vetëm se po varfërohet.

“Kjo situatë nuk do të ndryshojë shumë në informalitet e as në legalizim të punëtorëve. Që nga viti 2011 nuk është bërë asnjë ndryshim i rritjes së pagës minimale, por nëse pyetemi a është ajo çka është dashur të bëhet, nuk është bërë. Pagën minimale e përcakton shporta e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, që me 264 euro nuk mund t’ia dalë në Kosovë”, deklaroi Azemi.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për sa i përket Ligjit për Pagën Minimale, i cili është dorëzuar nga opozita. Sidoqoftë, Administrata Tatimore e Kosovës, në përpjekje të luftimit të informalitetit në Kosovë, në periudhën janar- qershor ka hasur në 119 aktivitete për shmangie tatimore, derisa theksojnë se numri i vogël i inspektorëve, mbetet sfidë për një mbulueshmëri sa më efikase në gjetjen e parregullsive tatimore dhe mos regjistrimin e punëtorëve.

 

You Might Also Like

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Kosova e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në veri, problem mbetet Vuçiqi

Kosova Times Kosova Times September 14, 2023
Axhenda ndërkombëtare
Ramadani: Projektligji për KPM-në më i avancuari në rajon
Peja mposht Yllin dhe ngushton rezultatin
Për çfarë i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë? Ai jeton në një shtëpi modeste dhe shkon në punë me aeroplan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?