By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohësit e drejtësisë: Presidentja të marrë një vendim për kryeprokurorin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Njohësit e drejtësisë: Presidentja të marrë një vendim për kryeprokurorin
Lajme

Njohësit e drejtësisë: Presidentja të marrë një vendim për kryeprokurorin

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 9:52 AM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Që nga prilli i vitit të kaluar, Kosova është me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit, ndonëse për këtë pozitë Këshilli Prokurorial ka propozuar Blerim Isufajn.

Për dekretimin ose jo të Isufajt, presidentja Vjosa Osmani akoma nuk ka vendosur. Monitorues të procesit e juristë thonë se është koha që presidentja të marrë një vendim në lidhje me propozimin për kryeprokuror shteti.

Tridhjetë është numri i kompetencave tëgarantuara për presidentin me Kushtetutën e Kosovës. Në mesin e tyre është edhe emërimi dhe shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, me propozim të Këshillit Prokurorial. Këtë kompetencë akoma nuk e ka ushtruar presidentja Vjosa Osmani, ndonëse janë bërë 16 muaj prej kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka propozuar për kryeprokuror të shtetit Blerim Isufajn.

Radio Kosova ka pyetur Zyrën e Presidentes se kur pritet të vendoset për Isufajn dhe si arsyetohet kalimi i kohës pa vendimmarrje. Por, përkundër pritjes disa ditore, nga presidenca nuk janë përgjigjur.

Lavdim Makshana, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, organizatë që kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit, thotë se ndonëse ligjërisht nuk ka një afat për vendimmarrje, është koha që presidentja të marrë një vendim.

“Ne e dimë se është edhe një çështjekushtetuese e cila është referuar nga ish kandidatët për kryeprokuror të shtetit, dhe që kjo çështje ende nuk ka marrë epilog. Mirëpo, presidentja duhet të marrë një vendim. Ne si IKD vlerësojmë se ky proces duhet të kthehet në pikën zero, për shkak se është cenuar integriteti i këtij procesi”, tha ai.

Ndërsa, eksperti i së drejtës kushtetuese, Mazlum Baraliu, thotë se çështja e kryeprokurorit të shtetit po zvarritet edhe për mungesë koordinimi ndërmjet KPK-së, presidencës dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Si është e mundur që për një vend kaq tërëndësishëm, kryeprokurorin e shtetit,  si një institucion suigeneris për nga rëndësia, të shtyhet kaq gjatë vendimmarrja, ndërkohë që struktura e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është aty. Pra, ish dashtë të vendoset dhe ta kemi një vendim të kushtetueses, në mënyrë që siç ështëdeklaruar edhe vetë presidentja, që pastaj ajo të marrë vendimin e duhur. Pra, kemi jo sa duhet efikasitet, mos koordinim  dhe jo përgjegjësi të duhur institucionale”, tha Baraliu.

Pas përfundimit të mandatit të Aleksandër Lumezit, kompetencat e plota të kryeprokurorit të shtetit po i ushtron Besim Kelmendi.

Ndërkohë, përveç kandidatit Blerim Isufaj, në garë kanë qenë edhe Shqipdon Fazliu, Kujtim Munishi, Armend Hamiti e Lulzim Sylejmani.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Haradinaj në Zvicër: Do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit
Erdogan nis turneun ne Gjirin Persik, optimist për marrëveshjen e grurit
Maloku: Pse po “përkëdhelet” aq shumë Serbia?
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi fundosjen e një nëndetëse ruse në Sevastopol
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?